• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OKB/ Bashkia e Tiranës cilësohet si shembull, Veliaj: Histori suksesi në projektet mjedisore
Home
Sociale

OKB/ Bashkia e Tiranës cilësohet si shembull, Veliaj: Histori suksesi në projektet mjedisore

14 November, 2017 Q.Autor Aktualitet, Sociale

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, të organizuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Bonn të Gjermanisë. Rritja e financimeve në kuadër të përpjekjeve për të luftuar ngrohjen globale dhe promovimi i investimeve të gjelbra, ishin në fokusin e kësaj Konference, ku Tirana u përzgjodh si një shembull suksesi i bashkëpunimit mes pushtetit vendor dhe BERZH-it në financimin e projekteve miqësore me mjedisin dhe që ndikojnë në lehtësimin e problemeve klimaterike.

thumbnail_Veliaj gjate vizites ne Bonn (1)

 

 

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh i kënaqur që puna e bërë në këto dy vite, por edhe vizioni i Bashkisë së Tiranës për të investuar në projektet miqësore me ambientin, e kanë bërë që të merret si një shembull suksesi edhe në takime të tilla kaq të rëndësishme.

thumbnail_Veliaj gjate vizites ne Bonn (2)

Veliaj veçoi: “Ne kemi mbaruar me sukses testimin e autobusit elektrik në Tiranë dhe ky është një rast tjetër për t’u bërë apel të gjitha kompanive që janë sot operatorë, të fillojnë dhe të bëjnë porositë e tyre për autobusët elektrik”.

thumbnail_Veliaj gjate vizites ne Bonn (3)

Në të kundërt, ai paralajmëroi se nëse operatorët ekzistues të transportit publik në Tiranë apo edhe kompanitë e huaja nuk ofrohen për të sjellë në Tiranë autobusë elektrik, atëherë Bashkia e Tiranës do të ketë një kompani publike të vetën, që do ta ofrojë këtë standard.

thumbnail_Veliaj gjate vizites ne Bonn (4)

Gjithashtu, në kudër të politikave mjedisore ai shtoi edhe investimet e Bashkisë së Tiranës për shtimin e korsive të dedikuara për biçikleta duke filluar nga viti tjetër.

Veliaj u shpreh: “Sapo kemi dakordësuar me BERZH-in kredinë e parë, pas gjithë vendimeve të vështira që morëm për Ujësjellës Kanalizimet e Tiranës, sot jemi më të kreditueshëm dhe më të besuar nga ana financiare”.

 

 

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gëllçi censuron festivalin e fundvitit në RTSH/ Heq këngën e...
Previous article Meta pret zv/presidenten e Bullgarisë, ja çfarë u diskutua në takimin mes tyre

Q.Autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

KONSTATOI SHKELJE DISIPLINORE/ ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren Suela Dashi Aktualitet

KONSTATOI SHKELJE DISIPLINORE/ ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren Suela Dashi

PROFILI/ Kush është Adnan Xholi, prokurori i SPAK që synon postin e Prokurorit të Përgjithshëm Aktualitet

PROFILI/ Kush është Adnan Xholi, prokurori i SPAK që synon postin e Prokurorit të Përgjithshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT