• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Meta pret zv/presidenten e Bullgarisë, ja çfarë u diskutua në takimin mes tyre
Home
Shqipëri

Meta pret zv/presidenten e Bullgarisë, ja çfarë u diskutua në takimin mes tyre

14 November, 2017 F.autor Politikë, Shqipëri

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, priti sot në një takim të veçantë Zëvendës Presidenten e Republikës së Bullgarisë, Iliana Iotova.

Presidenti Meta përshëndeti vizitën e zonjës Iotova në Shqipëri dhe, duke vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira tradicionale dhe historike, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Duke e konsideruar procesin e integrimit evropian një forcë të fuqishme nxitëse për reformat e gjithanshme në vend, Presidenti Meta, shprehu besimin se gjatë Presidencës së ardhshme bullgare të BE-së, Shqipëria do të mund të çelë negociatat e anëtarësimit.

Gjithashtu Presidenti Meta theksoi domosdoshmërinë e liberalizimit sa më të shpejtë të vizave ndërmjet BE-së dhe Kosovës.

Të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim lidhur me nevojën e një vëmendjeje më të madhe nga të dy vendet për rivitalizimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, veçanërisht në kuadrin e ndërlidhjes energjetike dhe të Korridorit të 8-të multimodal.

Nga ana e saj Iotova e siguroi Presidentin Meta se, Shqipëria dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor do të ketë një vëmendje të veçantë gjatë Presidencës bullgare, për të rikthyer edhe njëherë vëmendjen e BE-së ndaj këtij rajoni dhe procesit të zgjerimit.

Prononcimi për median i Presidentit, Ilir Meta

Në radhë të parë, është kënaqësi që u takova me zëvendëspresidenten e Bullgarisë, sepse Bullgaria përfaqëson një vend mik tradicional historik të provuar në disa kohëra.

Dhe natyrisht që jemi shumë të gëzuar që Bullgaria do marrë Presidencën e Bashkimit Evropian. Kjo është mjaft pozitive për Shqipërinë dhe për Ballkanin në përgjithësi, sepse Bullgaria është një vend anëtar i Bashkimit Evropian prej kohësh, por është edhe një vend që e njeh Ballkanin dhe i ka parë eksperiencat tona në të kaluarën.

Besojmë që Bullgaria gjatë presidencës së saj të Bashkimin Evropian do të bëjë më të mirën për të promovuar axhendën evropiane të vendeve tona.

Parlamenti shqiptar tashmë ka miratuar legjislacion të ri lidhur me pakicat, ku gjejnë reflektim edhe disa nga shqetësimet e ngritura në të kaluarën nga autoritetet e Bullgarisë. Është një legjislacion që tregon për vullnetin e Shqipërisë për të qenë një vend i hapur, një vend tolerant, një vend evropian. Edhe shpresojmë që është një hap pozitiv përpara në këtë drejtim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OKB/ Bashkia e Tiranës cilësohet si shembull, Veliaj: Histori suksesi në projektet mjedisore
Previous article Liqeni më vdekjeprurës në botë/ Aty vdiqën mbi 1700 njerëz dhe ngordhën 3500 kafshë, brenda natës

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë! Politikë

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë!

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT