Kryeministri Edi Rama gjatë një intervistë në RTSH në emisionin “Përballë”, deklaroi se ka gati një ftesë për opozitën në shtator.
Rama u shpreh se është i gatshëm për një bashkëpunim të gjerë më partitë e fronit opozitarë.
Pas kësaj deklarate ka ardhur një përgjigje nga kreu i PD, Lulzim Basha, me anë të një postimi në Twitter.
“Kurrë! Koalicion me Edi Ramën nuk do të ketë kurrë! Detyra ime, e PD është largimi i Edi Ramës nga pushteti dhe nxjerrja e tij bashkë me Tahirin, Gjiknurin, Dakon, Sejdinin dhe të gjithë politikanët e lidhur me krimin para drejtësisë!”, ka shkruar Basha.



