• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
OFERTA E 25 PRILLIT/ Jepini Edi Ramës mandatin e 3 si Kryeministër, që të shkarkoni Ilir Metën si President!
Home
Zgjedhjet 2021

OFERTA E 25 PRILLIT/ Jepini Edi Ramës mandatin e 3 si Kryeministër, që të shkarkoni Ilir Metën si President!

21 April, 2021 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë, Zgjedhjet 2021

Për shkak të mënyrës sesi Ilir Meta po e luan rolin e tij kushtetues, pa e kuptuar as edhe ai vetë, po e shndërron çdo ditë e më shumë 25 prillin në një referendum kundër Presidentit të Republikës. E thonë këtë edhe sondazhet e fundit në televizionet më pranë tij, sipas të cilave del se Kryetari i Shtetit, është aktualisht udhëheqësi më pak i pëlqyer në vend.
Në pikën e sondazhit rreth pëlqyeshmërisë publike të liderëve politikë, i vetmi ndër të gjithë kryesorët në qarkullim që nuk kuotohej fare, ishte Ilir Meta. Kjo është edhe një nga arsyet thelbësore se përse LSI, e cila identifikohet me figurën e tij, i ka kuotat gjithmonë e më të ulëta sa më shpejt që po i afrohemi të dielës së madhe të votimeve.
Kjo situatë nuk ka sesi të mos favorizojë gjithmonë e më shumë PS së cilës i janë bashkuar shumë ndër ata që ia dhanë votën LSI në 2017. Kjo e ka tërbuar akoma më shumë Ilir Metën, duke dalë hapur në një konferencë të posaçme në Presidencë, në mbështetje të fushatës elektorale të partisë së tij familjare.
Nga aty ai ka deklaruar se, nëse Edi Rama do fitojë në këto zgjedhje 71 mandate, ai do japi dorëheqjen si President i Republikës. Aq pak jeton në realitet Ilir Meta, duke fluturuar larg e më larg në atë botën e tij paralele, sa beson se duke thënë këtë do ti bëjë shqiptarët ti japin më shumë vota LSI dhe opozitës.
Por, e kundërta është e vërtetë, sipas të gjitha sondazheve të zhvilluara deri më sot në mediat shqiptare. Ato tregojnë se, sa më shumë që Ilir Meta bën liderin e partisë dhe jo Kryetarin e Shtetit, aq më shumë PS dhe Edi Rama e konsolidojnë pozicionin e tyre duke gëzuar më shumë mbështetje se të gjitha partitë dhe koalicionet opozitare të mara sëbashku.
Në këto kushte, është e qartë se 25 prilli, po shndërrohet në një referendum kundër Ilir Metës. Ndaj kushdo që ka patur deri tani merakun, se ai nuk duhet të ishte apo të jetë akoma President, ka një shans të artë për ta përmbushur. Të dielën, mjafton që ti japin Edi Ramës 71 deputetë, për të larguar Ilir Metën nga zyra e Kryetarit të Shtetit.
Superoferta e kësaj të diele elektorale, mer në këtë mënyrë, një trajtë mjaft të thjeshtë dhe të qartë: Jepini Edi Ramës mandatin e tretë si Kryeministër, që ta shkarkoni menjëherë, Ilir Metën si President i Republikës!

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBRETËRESHA FESTON 95-VJETORIN/ Mediat britanike publikojnë momentet më të veçanta të jetës së saj (FOTO)
Previous article EKZEKUTIMI I PJETRIN XHUVANIT/ Dalin PAMJET, momenti kur turpi është i shtrirë në tokë. Ja kush DYSHOHET të jetë autori

F.autor

Postime të ngjashme

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt Politikë

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare Politikë

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT