• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
OFENSIVA TURKE/ SHBA dërgon forcat ushtarake në Sirinë Veriore, për të parandaluar rënien në duart e ISIS
Home
Nderkombetare

OFENSIVA TURKE/ SHBA dërgon forcat ushtarake në Sirinë Veriore, për të parandaluar rënien në duart e ISIS

25 October, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Këtë të enjte, një zyrtar i mbrojtjes tha për NBC se forcat ushtarake amerikane janë urdhëruar të përgatiten për të ruajtur sigurinë e fushave të naftës në Sirinë Veriore, për të parandaluar rënien e tyre në duart e ISIS.

Numri i mundshëm i trupave që do të përfshihen në zonën e Deir ez_Zor, nuk është përcaktuar ende, por “nuk po flasim për mijëra”, u shpreh zyrtari duke rajtur anonimitetin. Nëse ky operacion do të miratohet, atëherë, do të zhvillohet kryesisht pranë militantëve të forcave demokratike siriane, tha ai.

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes tha veçmas për ‘NBC News’ se, Presidenti Donald Trump, u njoftua nga Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper, dhe gjenerali i ushtrisë Mark Milley, kryetari i Shefave të Përgjithshëm të Shtabit, për rëndësinë e sigurimit të fushave të naftës në mënyrë që ato të mos zihen dhe përdoren për të financuar aktivitetet terroriste të ISIS-it.

Zyrtari tha se, Gjeneralit të Flotës Detare Kenneth McKenzie, dhe njëkohësisht kreut te Komandës Qendrore të ShBA-së, iu dha një numër opsionesh, mes tyre edhe dërgimi i tankeve në rajon, vendosja e forcave nga një brigadë e blinduar dhe përdorimi i aseteve ajrore për të mbështetur forcat tokësore.

Trump, sinjalizoi për një veprim të mundshëm në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë të mërkurën, kur ai tha “ne do t’i mbrojmë” fushat siriane të naftës.

“Ne e kemi siguruar naftën, dhe për këtë arsye, një numër i vogël i trupave amerikan do të qëndrojë në zonat ku ata mbajnë naftën,” tha ai.

Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara, njoftuan në fillim të këtij muaji se do të tërhiqnin forcat e tyre nga Siria veriore. Kjo gjë u pa si një goditje e madhe për Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët, ose ndryshe SDF.

Turqia dhe Shtetet e Bashkuara janë alete të NATO-s, ndërsa, kurdët kanë qënë aleatët kryesor i Amerikës në luftën kundër ISIS, por Turqia i cilëson ata si armiq dhe terroristë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TIRANA DHE MEMA MBYLLIN BASHKËPUNIMIN/ Ja dy alternativat për pankinën bardheblu
Previous article "FËMIJËT JANË NJËSOJ NË GJITHË BOTËN"/ Rrjeti tallet me Metën: Rrofsh që na e the, nuk e dinim!

k.autor

Postime të ngjashme

“BETEJA” E RE E PRESIDENTIT/ Trump përplaset me Muzeun Kombëtar të Historisë Amerikane Botë

“BETEJA” E RE E PRESIDENTIT/ Trump përplaset me Muzeun Kombëtar të Historisë Amerikane

SULM NDAJ NJË PORTI NË JEMEN/ Houthit marrin përgjegjësinë për sulmet kundër Arabisë Saudite Botë

SULM NDAJ NJË PORTI NË JEMEN/ Houthit marrin përgjegjësinë për sulmet kundër Arabisë Saudite

IRANI GODET BAZEN AMERIKANE NË LINDJEN E MESME/ Rritet frika për përshkallëzim Botë

IRANI GODET BAZEN AMERIKANE NË LINDJEN E MESME/ Rritet frika për përshkallëzim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT