Gazetarja sportive Ilda Bejleri bën gjithnjë që të flitet për të.
Këtë herë ajo ka publikuar një foto mjaft seksi në rrjete sociale në të cilën shfaqet e zhytyr në ujë. Një koment ka ardhur nga këtë foto nga një profil në një cilin shkruhej emri i futbollistit Odise Roshi dhe në këtë koment thuhej:
“Bukuroshja ime”. Kaq ka mjaftuar që të nisin aludimet lidhur me Odisenë dhe Ildën. Megjithatë përdoruesi i këtij profili në Instagram ka rezultuar një faqe fanseje i Odise Roshit, i cili ka nxituar të fshijë komentin e mëparshëm dhe të shtojë krahas emrit të futbollistit edhe pjesën “fan” që të kuptohet që nuk është profili i vërtetë i Roshit.
Gjithashtu kjo fanse ka shkruar: “Per te sqaruar te gjitha ato medjat qe kan shkruar se une jam roshi nk jam une j fanse e tij dhe mos hapni lajme me kot Ilda Bejleri. Une thjesht jam nje fanse edhe e ildes. Dhe mos i merrni komentet si tju doj qeifi ju,”-përfundon komentuesja.




