Jorge Sampaoli beson se Argjentina do të shkojë larg në Kupën e Botës.
Gjatë ditës së premte është hedhur shorti për Botërorin e Rusisë ku Argjentina gjendet në Grupin D me Islandën, Kroacinë dhe Nigerinë.
Pas shortit, trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli, tha se do të mundohen t’i bëjnë krenarë tifozët duke triumfuar në Rusi.
“Ajo çfarë mund të ju them tifozëve është se do ta bëjmë Argjentinën krenarë. Gjithashtu në skuadër kemi lojtarin më të mirë në histori, që është një plus i madh për ne”, tha Sampaoli.


