• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
OBSH PUBLIKON RAPORTIN/ Rritje alarmante e obezitetit në Europë, Turqia mban kryesimin, ja ku renditet Shqipëria dhe rajoni
Home
Shëndet

OBSH PUBLIKON RAPORTIN/ Rritje alarmante e obezitetit në Europë, Turqia mban kryesimin, ja ku renditet Shqipëria dhe rajoni

3 May, 2022 s.autor Shëndet

Aplikacionet dixhitale dhe videolojërat në internet po nxisin një krizë të obezitetit në mbarë Evropën me ‘përmasa epidemike’, ka paralajmëruar   Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Në një raport  sot, OBSH tha se pesha e tepërt po shkakton rreth 1.2 milionë vdekje çdo vit në kontinent.  Aplikacionet si Deliver, lojërat dhe mediat sociale janë vetëm disa nga faktorët e një ‘shoqërish të dixhitalizuara’ që ndihmojnë në nxitjen e krizës, tha agjencia.

Gjashtë në 10 të rritur evropianë janë mbipeshë ose obezë, tha OBSH, ndërsa një në tre fëmijë të moshës shkollore dhe 8 për qind nën moshën pesë vjeç janë shumë të trashë.

Britania e Madhe renditet e treta në Evropë për numrin më të madh të të rriturve obezë, pas Turqisë dhe Maltës. Nderkohe Shqiperia renditet ne vendin e 31, Mali i Zi ne vendin e 17 dhe Maqedonia e Veriut ne vendin e 24.

 

 

Obez

 

Ekziston frika se pandemia e Covid-it vetëm sa i ka përkeqësuar gjërat për shkak të rënies së ushtrimeve dhe rritjes së ‘konsumit të ushqimeve të pasura me yndyrë, sheqer dhe kripë’, pjesërisht e nxitur nga rritja e përdorimit të aplikacioneve për shpërndarjen e vakteve.

“Në mënyrë alarmante, ka pasur rritje të vazhdueshme në prevalencën e mbipeshës dhe obezitetit në rajonin evropian të OBSH-së dhe asnjë shtet anëtar nuk është në rrugën e duhur për të arritur objektivin e ndalimit të rritjes së obezitetit deri në vitin 2025”, thuhet në raport.

Obeziteti është i lidhur me një sërë problemesh shëndetësore, duke përfshirë komplikime muskuloskeletore, diabetin e tipit 2, sëmundjet e zemrës dhe të paktën 13 lloje kanceri.

OBSH paralajmëroi gjithashtu se obeziteti së shpejti mund të eklipsojë duhanin si shkaktarin kryesor të kancerit në kontinent.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KUR DO MË PREZANTOSH NDONJË SHOQE..."/ Shefi i Krimeve kërkon favore nga konkurrentja për police: Studio ndonjërën dhe…
Previous article ANALIZA E CNN/ Çfarë simbolizon 9 maji dhe pse Putin e shikon atë si datën për lëvizjen e tij vendimtare në Ukrainë

s.autor

Postime të ngjashme

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë Shëndet

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë

STUDIMI: Stresi dhe inflamacioni mund të dëmtojnë zemrën në heshtje Shëndet

STUDIMI: Stresi dhe inflamacioni mund të dëmtojnë zemrën në heshtje

KUJDES! Këto ushqime nuk duhet t’i përzieni kurrë me vitaminën D… Shëndet

KUJDES! Këto ushqime nuk duhet t’i përzieni kurrë me vitaminën D…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT