• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
OBSH JEP ALARMIN: 1 në 4 të rinj europianë përdorues të alkoolit, rreth 2100 jetë të humbura çdo ditë
Home
Shëndet

OBSH JEP ALARMIN: 1 në 4 të rinj europianë përdorues të alkoolit, rreth 2100 jetë të humbura çdo ditë

27 April, 2025 s.autor Shëndet

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka ngritur alarmin për nivelin shqetësues të konsumit të alkoolit në Europë, veçanërisht tek të rinjtë. Sipas të dhënave të fundit, pothuajse 1 në 4 të rinj në kontinent konsumojnë alkool, duke u ekspozuar ndaj një sërë rreziqesh serioze shëndetësore dhe sociale.

OBSH paralajmëron se pirja e hershme e alkoolit lidhet ngushtë me probleme të shëndetit mendor, rezultate të ulëta akademike, si dhe rreziqe të larta për varësi, depresion dhe vetëvrasje. Alkooli dëmton zhvillimin e trurit të të rinjve dhe rrit ndjeshëm probabilitetin për probleme kronike shëndetësore në të ardhmen.

Statistikat janë alarmante: një në çdo 11 vdekje në Rajonin Evropian lidhet me përdorimin e alkoolit, duke përbërë rreth 800 mijë vdekje në vit. Ky rajon përfaqëson gati një të tretën e të gjitha vdekjeve globale të shkaktuara nga alkooli. Bashkimi Evropian konsiderohet si zona me konsumin më të lartë të alkoolit në botë, me 7 nga 10 vendet me konsum më të lartë për frymë.
Kanceri është shkaktari kryesor i vdekjeve të lidhura me alkoolin në BE, duke përbërë një të tretën e tyre. Për më tepër, përdorimi i alkoolit shoqërohet me më shumë se 200 sëmundje dhe gjendje shëndetësore, përfshirë sëmundjet e mëlçisë, kanceret dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Situata është veçanërisht e rëndë tek të rinjtë: në grupmoshën 19-24 vjeç, një në katër vdekje lidhet drejtpërdrejt me konsumimin e alkoolit. Çdo ditë, mbi 2100 persona në Europë humbin jetën për shkak të pasojave të alkoolit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRTHIM MASIV NË IRAN/ Vriten të paktën 14 persona, plagosen qindra të tjerë
Previous article DOKUMENTI/ Zbulohet kontrata e lobimit 6 milionë dollarë e Flamur Nokës dhe Berishës me njerëzit e afërt të Trump për fushatë! E përfshirë edhe bashkëpunëtorja e LaCivita

s.autor

Postime të ngjashme

VËMENDJE! Njihuni me disa fruta që ndihmojnë në sistemin tuaj imunitar! Shëndet

VËMENDJE! Njihuni me disa fruta që ndihmojnë në sistemin tuaj imunitar!

DONI TË LUFTONI OBEZITETIN? Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tuaj... Shëndet

DONI TË LUFTONI OBEZITETIN? Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tuaj...

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik Shëndet

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT