• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
OBAMA DEL HAPUR KUNDËR TRUMP/ Shtohen përplasjet në SHBA tre ditë para zgjedhjeve për Kongresin
Home
Nderkombetare

OBAMA DEL HAPUR KUNDËR TRUMP/ Shtohen përplasjet në SHBA tre ditë para zgjedhjeve për Kongresin

3 November, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Mbeten vetëm tre ditë para zgjedhjeve për në Kongresin amerikan. Presidenti Trump mori pjesë në dy tubime dje, dhe do të marrë pjesë në dy të tjera sot.

Trump ka në plan të vazhdojë kështu, deri ditën e zgjedhjeve më 6 nëntor. Por, nga ana e demokratëve, figura si ish-presidenti Barak Obama, ish-nënpresidenti Joe Biden, madje edhe Oprah Winfrey janë angazhuar gjithshtu nëpër tubimet para zgjedhore.

Vetëm 72 orë kanë ngelur deri ditën e zgjedhjeve për në Kongres. Presidenti Trump dhe ish-presidenti Obama kanë folur nëpër tubime…të dy, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme.

“Këto zgjedhje do të vendosin nëse do të vazhdojmë me zhvillimin e jashtëzakonshëm që kemi parë, apo nëse do t’i lejojmë demokratët radikalë të marrin kontrollin e Kongresit” tha presidenti.

“Këtë herë zgjedhjet janë shumë të rëndësishme. Pasojat e të qëndruarit pa votuar janë të mëdha”.

Ndërsa të premten, lajmi i uljes së papunësisë shërbeu si adrenalinë për Trump-in.

Raporti i së premtes për punësimin tregonte se 250 mijë vende pune janë shtuar në tetor, dhe se pagat janë rritur më shpejt brenda një dekade.

Ish-presidenti Obama dikur ngurronte të fliste kundër pasardhësit të tij, por duke iu përgjigjur shifrave të punësimit në një tubim në shtetin e Xhorxhias tha:

“Më duhet ta shpjegoj se republikanët tani thonë, shikoni sa mirë është ekonomia. Nga mendoni se erdhi kjo?”

Presidenti Trump dhe ish-presidenti Obama kanë pikëpamje të ndryshme për sa i përket çështjes së imigracionit.

“Ata duan që këto karvanë të mbushur me njerëz që vijnë në mënyrë të jashtëligjshme të vërshojnë në vendin tonë, duke rrezikuar komunitetin tuaj” tha presidenti Trump.

“Ata po ju tregojnë se kërcënimi ekzistencial për Amerikën është një bandë refugjatësh të varfër një mijë milje larg” u shpreh ish-presidenti Obama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NAINGOLAN RIKTHEHET ME GOL/ Inter leksione Genoas (VIDEO)
Previous article VRASJA NË BLLOK/ Mbaron seanca për ERVIS MARTINAJ. Vendimi do të jepet...

Isa.Autor

Postime të ngjashme

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij Botë

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT