• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“O ZOT ÇFARË SIKLETI TA THUASH”/ Rama i drejtohet shqiptarëve: Të moshuarit duhet ti izolojmë nga çdo kontakt, edhe me ne vetë
Home
Politikë

“O ZOT ÇFARË SIKLETI TA THUASH”/ Rama i drejtohet shqiptarëve: Të moshuarit duhet ti izolojmë nga çdo kontakt, edhe me ne vetë

16 March, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama bën i ka drejtuar një lutje çdo biri dhe bije prindërish të moshuar, që të bëjnë të pamundurën të mbani në shtëpi babain e nënën tyre, gjyshin e gjyshen e fëmijëve.

 ”Po përgatitemi për ndalimin total të daljes së pensionistëve nga shtëpia, deri kur kjo luftë të mbarojë! Nuk mund të presim më ndërgjegjësimin e asaj pakice që vazhdon sfidon rregullat, duke vënë në rrezik shumë serioz veten dhe të tjerët!

Pensionistët kryefamiljarë në qytete duhet të shërbehen me vajtje-ardhjet për shpezat ushqimore dhe farmaceutike nga fëmijët e tyre. Ata që nuk i kanë fëmijët në të njëjtin qytet, do të shërbehen nga shteti përmes skuadrave të përbashkëta të bashkive dhe qeverisë!

Të gjitha bashkitë në bashkëpunim me ministrinë e shëndetësisë e mbrojtjes sociale, ministrinë e mbrojtjes, ministrinë e brendshme, institutin e sigurimeve shoqërore, shërbimin social shtetëror dhe agjencinë kombëtare të teknologjisë së informacionit, janë në punë për planin e mbështetjes në shtëpi të pensionistëve kryefamiljarë në çdo qytet!

I lutem çdo biri dhe bije prindërish të moshuar, bëni të pamundurën të mbani në shtëpi babain e nënën tuaj, gjyshin e gjyshen e fëmijëve tuaj! T’i lesh të dalin është njësoj si t’u hapësh derën të shkojnë për të marrë pjesë në një bombardim!

O zot çfarë sikleti ta thuash:

Mos u jepni dorën dhe rrini tek dera në distancë kur u çoni ushqimet apo ilaçet në shtëpinë e tyre më vete!

Kudo ku e keni të mundur në shtëpitë tuaja, mbajini në dhomë më vete!

Që t’i përqafojmë fort nesër dhe t’i kemi sa më gjatë pranë nesh, duhet t’i izolojmë sot nga çdo kontakt i mundshëm, me botën po e po, por edhe me vetë ne, që as dorën nuk duhet t’u japim dhe as pragun nuk duhet t’ua shkelim kur u çojmë ushqimet a ilaçet tek dera!

Ndjesë 1.000.000 herë kjo ishte më e vështira që duhet të nxirrja nga goja dhe s’do doja kurrë të isha unë që duhet ta bëja këtë, por s’kam si ta mbaj për vete, kur s’ka absolutisht as edhe një rrugë tjetër!

Kur themi frikë jo, kujdes po, fjala kujdes në këtë luftë ka fytyrën e prindërve tanë! – shkruan Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Hysaj dhe vajzat e kombëtares këshillojnë shqiptarët (VIDEO)
Previous article MASAT PËR KORONAVIRUSIN/ Spitali i Fierit thirrje: Kush vjen në Urgjencë, Pediatri apo Maternitet të ketë kartë ID ose pasaportë

F.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

AUDIOPËRGJIMET E AHMETAJT PËR TRAFIK ARMËSH/ SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes Aktualitet

AUDIOPËRGJIMET E AHMETAJT PËR TRAFIK ARMËSH/ SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT