• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“O ZONJË, ME KË PO TALLESH TI?” Rama përplaset live me gazetaren për intervistën e Ivanka Trump: Po thoni budalliqe, kërkoi falje shqiptarëve…
Home
Politikë

“O ZONJË, ME KË PO TALLESH TI?” Rama përplaset live me gazetaren për intervistën e Ivanka Trump: Po thoni budalliqe, kërkoi falje shqiptarëve…

12 June, 2026 s.autor Politikë

Përplasje të forta ka pasur mesditën e kësaj të premte mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetares Sidorela Gjoni. Kreu i qeverisë ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ku dhe është pyetur lidhur me protestat si dhe investimet në zonën e Zvërnecit.

Madje, një nga pikat për të cilat dhe u diskutua ka qenë edhe intervista e dhënë një vit më parë nga vajza e presidentit Donald Trump, Ivanka Trump e cila tregonte se si ishte magjepsur me Sazanin dhe i kishte lindur dëshira për të investuar në vendin tonë.

“Një video që u bë shumë virale që nga momenti që nisi historia e Zvërnecit ka qenë një intervistë e Ivanka Trump… kaq e thjeshtë ishte negociata? Thjesht e pa dhe e mori?”, kjo ishte pyetja që gazetarja i drejtoi Edi Ramës, ndërkohë që kaq mjaftoi që ky i fundit “t’i kthehej” duke i vënë në dukje se pyetja që ajo i drejtoi dhe mënyra si e formulo iatë ishte e papërshtatshme dhe ashtu si dhe kryeministri e cilësoi, sipas tij ishte një “budallik”.

“Unë kam një pyetje tani, po talleni ju? Me kë po talleni, me publikun, me veten, me vendin? Me kë po talleni që thoni që sa e pa e mori, kaq e thjeshtë është?”, iu përgjigj Rama, ndërkohë që debati vijoi dhe ishte kryeminsitri ritheksoi se për çështjen e Sazanit nuk ka asnjë vendimmarrje përfundimtare, por mbetet ende në fazë negociatash.Nga ana tjetër Gjoni këmbënguli se po kërkonte sqarim për deklaratat e bëra publike nga vetë zonja Trump dhe mënyrën se si ato janë perceptuar nga qytetarët.

Sidorela Gjoni: Një video që u bë shumë virale që nga momenti që nisi historia e Zvërnecit ka qenë një intervistë e Ivanka Trump, e cila shpjegon si ka njohur Zvërnecin duke notuar aty pranë dhe të tjera me radhë, kaq e thjeshtë ishte negociata? Thjesht e pa dhe e mori? Nuk e di si funksionon?

Rama: Unë kam një pyetje tani, po talleni ju? Me kë po talleni, me publikun, me veten, me vendin? Me kë po talleni që thoni që sa e pa e mori, kaq e thjeshtë është? Edhe një herë zonjë, zonjë, ku e mori? Si e mori? Me kë talleni ju? Talleni me njerëzit që ju ndjekin dhe kërkojnë të informohen, se me mua nuk tallen idiotët. Me kë po talleni? Jo, ju nuk thatë këtë? Kaq e lehtë ishte? Çfarë mori? Kë mori?

Gjoni: Zvërnecin për të investuar.

Edi Rama: Ajo nuk flet për Zvërnecin, flet për Sazanin. Çfarë mori, si e mori? Ti ngre në hava një budallallëk dhe unë duhet të ta shpjegoj me seriozitet që ajo nuk e ka marrë, zonjë. Është skandaloze kjo që bëni me shqiptarët dhe me njerëzit që janë atje në protestë me qëllime të mira dhe ndjenja të lënduara nga këto lloj budalliqesh që ju i përsërisni.

Gjoni: A është budallallëk intervista e saj?

Rama: Po të kishte marrë zonja në fjalë ishullin, duhet të kishte ndodhur një proces, pasi në Shqipëri, pavarësisht si funksionon imagjinari juaj kolektiv, nuk mund të merren dhe jepen ishuj dhe prona fshehtas. Bëhen në dritën e diellit, fshehtas nuk ndodh gjë, sepse nuk ka se si të ndodhë. Dhe sot që po flasim prej dy vitesh e kusur, ne nuk kemi një konkluzion për Sazanin, pasi ne jemi duke negociuar. Por juve nuk ju intereson e vërteta, ju intereson spektakli.

Gjoni: Jo, mua më intereson e vërteta, përderisa po bëj këtë bisedë me ju dhe po ju pyes. Ju thoni flisni budalliqe, budallallëku nuk i sjell dëm shqiptarëve, unë thjesht po pyes, se zonja Trump ka thënë në intervistë dhe intervista është bërë virale.

Rama: Se çfarë po pyesni ju, unë e dëgjova me shumë vëmendje dhe ju thatë një budallallëk.

Gjoni: Budallallëk është të tallesh me hallet e qytetarëve, nuk është budallallëk pyetja ime.

Gjoni: Unë po kërkoj një përgjigje për atë që thotë zonja.

Rama: Zonja nuk tha “e pamë dhe e mora”, ju po e thoni. Unë ju falënderoj shumë për mundësinë. Mendova që do ishte me interes që njerëzit të dëgjonin. Juve nuk keni interes që njerëzit të dëgjojnë, ndërkohë që unë kam interes që njerëzit të dëgjojnë dhe tani do flas unë. Ju keni abuzuar maksimalisht të drejtën tuaj. Unë këtu jam përballë njerëzve… Unë fola edhe para dy minutash dhe thashë që Sazani është një negociatë që nuk ka pasur deri tani një përfundim.

Gjoni: Zoti kryeministër, ata që na ndjekin kanë interes të marrin sa më shumë çfarë po ndodh, pasi kemi këtë detyrim…

Rama: Juve atyre që ju ndjekin keni shumë detyrime që nuk i zbatoni.

Gjoni: Jo, jo zoti kryeministër, ata që na ndjekin kanë interes të marrin nga kjo çfarë po ndodh.

Rama: Atyre që ju ndjekin juve u detyroheni një ndjesë për atë që ju thatë: “Si e mori ajo Sazanin?”

Gjoni: Jo, unë nuk i detyrohem asnjë ndjesë, sepse unë nuk i kam rënë asnjëherë në qafë popullit shqiptar me asnjë vendim, s’kam punuar asnjë ditë në jetën time në shtet. S’kam bërë asnjë gabim ndaj popullit shqiptar. Ndjesë duhet të kërkojë dikush që është 14 vite në pushtet dhe i thotë që më duhet edhe pak kohë që ju të keni ujë dhe drita 24 orë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OPERACIONI I SPAK/ Arrestohet Orest Sota, biznesmeni i pyetur disa herë për lidhjet me Ergys Agasin
Previous article E RËNDË NË MALIQ/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

s.autor

Postime të ngjashme

"SHPIRTI I PS NUK ËSHTË NË ANTIMITINGUN E RAMËS..."/ Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm Breaking News

"SHPIRTI I PS NUK ËSHTË NË ANTIMITINGUN E RAMËS..."/ Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm

"DO TA RESPEKTOJ DERI NË FUND KONTRATËN..."/ Rama: Protestat? Pjesë e jetës demokratike Politikë

"DO TA RESPEKTOJ DERI NË FUND KONTRATËN..."/ Rama: Protestat? Pjesë e jetës demokratike

35-VJETORI I PS NË TIRANË/ Rama: Misioni ynë, ngjitja e Shqipërisë 2030 në majën e BE Politikë

35-VJETORI I PS NË TIRANË/ Rama: Misioni ynë, ngjitja e Shqipërisë 2030 në majën e BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT