• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“O NËNA TË LUTEM MË MERR”/ Rasti i të miturve në Durrës, gjyshja: I gjeta në prag të vdekjes…
Home
Aktualitet
Kronikë

“O NËNA TË LUTEM MË MERR”/ Rasti i të miturve në Durrës, gjyshja: I gjeta në prag të vdekjes…

12 January, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Opinioni publik u shokua mbrëmjen e djeshme, pas publikimit të një rasti të rëndë në Durrës.

Dallëndyshe Velaj ka denoncuar ish-nusen e djalit të saj, duke pretenduar se ajo ka braktisur fëmijët e saj të mitur. Ajo publikoi një video, ku tregonte banesën në të cilën qëndronin fëmijët e mitur, e mbushur me mbeturina dhe papastërti.

Në “Shqipëria Live”, Velaj ka treguar se shkoi për të takuar nipërit dhe mbesën por e gjeti banesën në gjendje të mjerueshme dhe me një aromë të rëndë. Sipas saj, nëna i kishte braktisur pasi nuk kishte mundësi që një njeri të qëndronte në banesë me atë gjendje.

“Unë jetoj në Itali. Më ndodhi një fatkeqësi dhe erdha në Shqipëri. Me këtë rast thashë do takoj nipërit dhe mbesat. Shkova tek shtëpia dhe tek dera gjeta disa shishe me ujë, të pahapura. I rashë derën ma hapi mbesa. Shtëpia ishte në atë gjendje rrëmujë, mbante një erë të rëndë. Nipërit dhe mbesat ishin ma veshur, pa ngrënë. Nipi im duke qarë më tha ‘O nëna të lutem më merr’. I mora fëmijët, i çova në bashki po nuk gjeta njeri se ditë pushimi. Kam larë rrugët me lot. Më pas mora policinë që pa dhe gjendjen. Fëmijët më thanë që nëna nuk vinte në shtëpi. Më thanë që për 3 ditë nuk ishin ngrënë. Nuk kishte mundësi që dikush të flinte në atë aromë. Jam e bindur që ajo nuk qëndronte atje. Unë i ngrita kurth? Po zgjeben ia solla unë? Zgjebja vjen nga papastërtia.

Nipi më tregoi këmbët që i kishte të prekura me zgjebe. Dy vite më parë, ish-i dashuri i saj dhunoi djalin. Unë nuk i kam marrë fëmijët për të mos i ndarë nga nëna. Por nuk ia fal vetes që fëmijët i gjeta në prag të vdekjes. Djali im ka bërë burg por ka dalë i pafajshëm. 5-6 vjet kanë që janë ndarë. Ai tani punon dhe po niset të vijë në Shqipëri. Gjërat të gjitha do dalin në pah. Unë i kam dhënë lekë për fëmijët sepse janë nipërit dhe mbesa ime po nuk i dhashë para të bënte qerpikët ajo. Në Itali i kam mbajtur shumë mirë, këtu erdha i gjeta me zgjebe. Nipi më kërkoi ilaç për zgjeben në Itali, djali im i dërgoi paratë. Ne nuk e dinim se kishin një muaj pa shkuar në shkollë. Sa i përket videos, e bëra sepse kjo gënjen gjithmonë. Familja e saj është shumë e mirë dhe më vjen keq. Mora krushkën dhe ajo më tha që po kaloi në gjykatë, do firmosim që fëmijët t’i mbajë i ati. Ne do kërkojmë kujdestarinë e fëmijëve. Ne jemi takuar në spital dhe ajo më kërcënoi, më tha do të të denoncoj. Po ashtu dhe djalin tim e kërcënoi pasi publikoi videot.”– tha ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBAHET SEANCA PËR DOSJEN "META" NË GJKKO/ Kryemadhi përshëndet me 2 gishta gazetarët
Previous article "JEMI MIQTË E KRYEBASHKIAKUT..."/ Si i zhvati grupi i Florian Gjergjit 40 mijë euro biznesmenit shkodran

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT