• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“O MARR ATË, O VETËFLIJOHEM”/ Flet babai i 14 vjeçares që u martua me 35 vjeçarin: Ma rrëmbeu, e pranova nga…
Home
Breaking News

“O MARR ATË, O VETËFLIJOHEM”/ Flet babai i 14 vjeçares që u martua me 35 vjeçarin: Ma rrëmbeu, e pranova nga…

12 January, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Babai i 14 vjeçares e cila është martuar me një 35 vjeçar ka folur ekskluzivisht për emisionin “Pa Gjurmë” me gazetaren Odeta Dume ne Report Tv duke zbuluar se vajza e tij nuk pranonte të kthehej në shtëpi dhe se e kishte paralajmëruar se do të vetëflijohej nëse i ndodhte gjë burrit të saj 21 vite më të madh.

I ati tregon se vajza e tij është rrëmbyer nga 35 vjeçari kur e mitura ishte vetëm 13 vjeçe dhe se kjo e fundit e kishte paralajmëruar se nëse do ta merrte nga shtëpia e prindërve të bashkëshortit, atëherë do vetëflijohej.

Biseda telefonike mes moderatores dhe babait të 14 vjeçares:

Babai i 14-vjeçares: Ata thanë: “14-vjeçare”, është rrëmbyer 13 vjeçe vajza më 15 mars 2023. Është e datëlindjes 28 shkurt 2010.

Odeta Dume: Po si u rrëmbye?

Babai i 14-vjeçares: E di ai që e rrëmbeu se si e rrëmbeu. I kam thënë disa herë: “Ma lejo vajzën”, “e di unë” ka thënë”. Nuk kam bërë hyrje që të shkoj si mik sepse nuk kam dashur vajza ime 13-vjeçare të përfundonte atje ku përfundoi. Atij i kanë ulur një vit ndërsa vajzës time ia kanë rritur një vit. Vajza ime ka qenë fiks 13 vjeçe e 2-javëshe, kurse ai ka qenë 35 vjeç.

Odeta Dume: Me vajzën nuk të lanë të flisje farë që në momentin kur iku?

Babai i 14-vjeçares: Jo, jo me vajzën kam folur unë, edhe tek shtëpia ka ardhur. Edhe në shtëpi e kam pranuar. E kam bërë nga e keqja e vajzës se më ka thënë: “Do vetëflijohem”. Unë kam hallin e vajzës. I kam pranuar nga e keqja, se nuk më hapte rrugë asnjëri. Duhet ta marrin institucionet për bazë se unë nuk isha i zoti ta mbaja vajzën dhe të vetëflijohej. Prandaj nuk e merrja, se as nuk më vinte. Por edhe po ta merrja me forcë kisha hall se mos bënte ndonjë xhest .

Odeta Dume: Nëna e djalit tha që: “Ne bëmë dasëm, i ftuam por ata…”

Babai i 14-vjeçares:Nuk më ka ftuar, unë e kam marrë vesh nga tezja e vajzës nga Greqia. Merrte vajza, se me mua nuk komunikonte por komunikonte me tezen dhe i thoshte: “Teze do vish në dasëm ti? Se unë kam dasëm më 27 gusht”. Nga ata nuk di asnjë lloj njoftimi unë. I kam thënë: “Si të bëjë dasëm vajza pa dijeninë time, e ka rritur mami dhe babai vajzën”. Po kur thanë që: “Nuk e dinim se ishte 14 vjeçe por e dinim 17 vjeçe?” Po mirë djalit i ka hapur pasaportën ditën që kam gjetur vajzën unë, se nuk ma ka gjetur policia, e kam gjetur vetë. I kam thënë: “Hajde këtu! E ke parë çfarë moshe ka se e ka pasaportën në xhep.”

Djali u tremb se unë i kam thënë: “Çfarë t’i bëj fëmijës tim por ty do të të bëja vetëgjyqësi sot”. Po çfarë t’i bëj fëmijës tim që thotë: “Po e preke me dorë atë unë do të vetëflijohem”. Asaj iu rujta. Prindërit e tij erdhën nga Greqia edhe nuk më njoftuan mua që djali jonë ka marrë një vajzë. Nuk morën as në telefon, asgjë prej gjëje. Edhe 10 muaj babai pa më marrë njëherë në telefon mua si prind, që vajza ime ka qënë në gjendje agonie, shkonte në spital. Dhe ato dy prindër nuk më merrnin anjëherë në telefon./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHQIPTARI "KOKA" E ORGANIZATËS KRIMINALE/ Policia arreston 10 persona në Greqi, 9 të tjerë në kërkim
Previous article SULMET NDAJ REBELËVE HOUTHI NË JAMEN/ SHBA dhe Britania: Ishin të nevojshme!

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT