• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NYT publikon pyetjet e prokurorit për presidentin, Trump e quan “të turpshme”
Home
Nderkombetare

NYT publikon pyetjet e prokurorit për presidentin, Trump e quan “të turpshme”

1 May, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Donald Trump e quajti “të turpshëm” faktin që një listë me pyetje që dëshiron t’i bëjë atij prokurori i posaçëm, i cili po heton rreth ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet amerikane të vitit 2016, ka rrjedhur në media.

Gazeta New York Times publikoi mbrëmë vonë rreth 60 pyetje që iu dorëzuan avokatëve të zotit Trump, ku kërkohet të dihet rreth motiveve të presidentit për shkarkimin e drejtorit të FBI-së James Comey majin e kaluar dhe për kontaktet midis zyrtarëve të fushatës Trump dhe rusëve.

“Është e turpshme që pyetjet në lidhje me këtë gjueti shtrigash rrjedhin në media”, shkruante Presidenti Trump sot në mëngjes në Twitter. Nuk ka bashkëpunim të fshehtë me rusët, ky është një krim i sajuar dhe i paqenë. Është një hetim që fillon me rrjedhjen e paligjshme të një informacioni të klasifikuar,” shkruan Presidenti Trump.

Presidenti Trump në mënyrë të përsëritur e ka quajtur hetimin e prokurorit të posaçëm Robert Mueller një “gjueti shtrigash” dhe këmbëngul se nuk ka patur asnjë bashkëpunim të fshehtë midis fushatës së tij dhe Rusisë. Ai gjithashtu ka akuzuar drejtorin e shkarkuar të FBI-së James Comey për rrjedhje të informacionit të klasifikuar. Zoti Mueller u caktua nga zëvendës prokurori i Përgjithshëm për të mbikëqyrur hetimin pas shkarkimit të zotit Comey nga Presidenti në maj 2017.

Edhe pse ekipi i zotit Mueller u ka deklaruar avokatëve të zotit Trump se Presidenti nuk shihet si objek i hetimit, hetuesit janë të interesuar të dinë nëse veprimet e presidentit përbëjnë pengim të drejtësisë, prandaj synojnë ta intervistojnë atë për disa episode gjatë presidencës së tij.

Shumë nga pyetjet e zbuluara nga gazeta Nju Jork Tajms mbi çështjen e pengimit të drejtësisë, kanë të bëjnë me reagimin e Presidentit lidhur me faktin që Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions vendosi të heqë dorë nga mbikqyrja e hetimit për Rusinë, vendim i cili u kritikua me zemërim nga zoti Trump.

Pyetjet gjithashtu lidhen me ndërhyrjen ruse dhe nëse fushata e zotit Trump ka koordinuar disa veprime të saj me Kremlinin. Në njërën prej pyetjeve, sipas gazetës, zoti Mueller kërkon të dijë se çfarë informacioni kishte zoti Trump mbi përpjekjet e stafit, duke përfshirë ish kryetarin e fushatës Paul Manafort, për t’u lidhur me Moskën.

Prokurori i posaçëm Mueller ka ngritur disa akuza kundër zotit Manafort, por asnjëra nuk lidhet me shkelje që kanë të bëjnë me ndërhyrjen ruse në zgjedhje.

Pyetjet kanë të bëjnë edhe me bizneset e zotit Trump si dhe me bisedat e tij me avokatin personal, Michael Cohen, për një marrëveshje të mundshme për çështje pronash në Moskë.

Një tjetër pyetje kërkon të dijë se çfarë diskutimesh mund të jenë bërë për “ndonjë takim të mundshëm me Presidentin rus Vladimir Putin”.

Pyetje të tjera, sipas gazetës lidhen me atë se farë dijenije mund të ketë patur presidenti rreth një përpjekjeje të mundshme të dhëndrit të tij, Jared Kushner, për të hapur një kanal të fshehtë komunikimi me Rusinë përpara inaugurimit të Presidentit Trump.

Pyetjet kanë të bëjnë edhe me ish-këshilltarin e zotit Trump, Michael Flynn, i cili ka pranuar fajin se ka gënjyer FBI-në rreth bisedave të tij me ambasadorin rus Sergej Kislyak mbi sanksionet kundër Rusisë gjatë tranzicionit të presidencës. /voa/

Donald Trumpnew york timesprokurori i posaçëm
 KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet. Nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENTI ME TRE TË VDEKUR NË KURBIN/ Zbulohen IDENTITETET e viktimave. Njëri prej tyre... (EMRAT)
Previous article Dorëzohet Orgesa Zaimi! Këngëtarja shuan heshtjen për lajmin e shtatzënisë (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

LUFTA SHBA-IRAN/ Trump po vë ‘bast’ te presioni ekonomik, Teherani te lodhja e presidentit amerikan Botë

LUFTA SHBA-IRAN/ Trump po vë ‘bast’ te presioni ekonomik, Teherani te lodhja e presidentit amerikan

TAJFUNI “DOLPHIN” GODET KINËN/ Evakuohen mbi 1 milion persona, anulohen 1,400 fluturime Botë

TAJFUNI “DOLPHIN” GODET KINËN/ Evakuohen mbi 1 milion persona, anulohen 1,400 fluturime

E BUJSHME NGA “WSJ”: Trump braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të hapur ngushticën e Hormuzit! Ja shkaqet e tërheqjes Botë

E BUJSHME NGA “WSJ”: Trump braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të hapur ngushticën e Hormuzit! Ja shkaqet e tërheqjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT