• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Nxori fëmijët në shitje”, Esmeralda Ruko: Si qëndron e vërteta, kush shkroi në rrjetet sociale
Home
Sociale

“Nxori fëmijët në shitje”, Esmeralda Ruko: Si qëndron e vërteta, kush shkroi në rrjetet sociale

20 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Esmeralda Ruko, nëna e dy fëmijëve që u gjend nën një furtunë kritikash në rrjetet sociale pasi qarkulloi një foto me një mbishkrim ku ajo nxirrte në shitje dy fëmijët e saj pasi i kishte me ish-burrin, rrëfen pjesë nga jeta e saj tani në Greqi.
Po cila është e vërteta e kësaj historie dhe kush qëndron pas këtij statusi? Edhe pse ka pasur reagime dhe sqarime të ndryshme si nga Esmeralda ashtu edhe nga ish bashkëshorti i saj në lidhje me këte çështje.

Fax News ka vendosur t’i shkojë deri në fund kësaj çështje dhe pasqyrimit të së vërtetës.

Grupi i xhirimit ka udhëtuar me kilometra drejt shtetit fqinj Greqi, konkretisht drejt fshatit Gastuni në Patra, atje ku jeton Esmeralda Ruko së bashku me dy fëmijët e saj.

Sapo mbërrijmë atje na pret Esmeralda së bashku me familjen e saj.

Vetë Esmeralda dhe familjarët e saj na tregojnë sesi e mësuan këtë histori Esmeralda bën fajtor ish-bashkëshortin për gjithë këtë situatë, pasi e gjithë kjo ka ardhur si pasojë e dhunës që ai ushtronte ndaj saj.

Por Esmeralda nuk ka pranuar kurrsesi të jetë ajo autorja e statusit në Facebook, duke u shprehur se po sakrifikon çdo ditë e më tepër për mirëqënien e fëmijëve. Më të prekur nga gjithë kjo histori, janë fëmijët të cilët janë të shokuar. Me lot në sy Eresi 9-vjeçar tregon dhunën psikologjike nga babai i tij dhe vuajtjet nga një qendër në tjetrën në Shqipëri.

E pyetur nëse do rikthehej me ish-bashkëshortin e saj, ajo e ka mohuar në mënyrë kategorike. Kjo histori i ka befasuar të gjithë.

Një fqinj e Esmeraldës në Greqi, tregon sesa e përkushtuar është ajo ndaj fëmijëve. Këtë fakt e pohon edhe kryetari i fshatit Gastuni ne Greqi atje ku Esmeralda Ruko punon.

Më herët për këtë histori kanë folur edhe të afërm të Esmeraldës në Roskovec të Fierit, konkretisht xhaxhai i saj.

Esmeralda shprehet se ka kërkuar ndihmë nga shteti shqiptar e konkretisht te Ministrja e Çështjeve sociale, por e vetmja gjë që ka marrë është thjesht një telefonatë.

Ajo që Esmeralda dhe familjarët e saj kërkojnë është vënia në vend e drejtësisë dhe marrja e masave për këtë situatë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article (VIDEO) ZJARR dhe "Kaos", ja si e "karikojë" tifozët skuadrën e Ajax-it në përpara ndeshjes Ajax - Feyenoord
Previous article Notat e lojtarëve: Brighton 0-4 Chelsea, Hazard me vlerësim maksimal

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu” Aktualitet

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT