• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NXITËN KAOSIN DHE ANARKINË”/ Bjellorusia akuza Perëndimit: Nuk trembemi nga sanksionet dhe kufizimet e tyre
Home
Nderkombetare

“NXITËN KAOSIN DHE ANARKINË”/ Bjellorusia akuza Perëndimit: Nuk trembemi nga sanksionet dhe kufizimet e tyre

27 September, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Ministri i Jashtëm bjellorus, Uladzimer Makey ka akuzuar vendet Perëndimore për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit të tij, për të nxitur “kaos dhe anarki”, teksa në Bjellorusi po mbahen protesta që prej zgjedhjeve presidenciale të mbajtura muajin e kaluar.

Ministri i Jashtëm bjellorus, Uladzimer Makey ka akuzuar vendet Perëndimore për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit të tij, për të nxitur “kaos dhe anarki”, teksa në Bjellorusi po mbahen protesta që prej zgjedhjeve presidenciale të mbajtura muajin e kaluar.

“Ne po shohim përpjekje për të destabilizuar situatën në vend”, tha ai në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Këto deklarata ai i bëri përmes një video-mesazhi.

“Ndërhyrja në çështjet tona të brendshme, sanksionet dhe kufizimet e tjera ndaj Bjellorusisë do të kenë efekt të kundërt dhe nuk janë të dëmshme për askënd”, tha Makey.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Britania dhe Kanadaja pritet që së shpejti të vendosin sanksione ndaj Bjellorusisë, për shkak të shtypjes së dhunshme të protestave, që po mbahen për të kundërshtuar zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit. Këto zgjedhje po vlerësohet se janë manipuluar, me qëllim që Alyesksandr Lukashenka të marrë një mandat të gjashtë.

Për shkak të presionit të madh nga Perëndimi, Lukashenka është kthyer kah Rusia fqinje për të gjetur mbështetje politike dhe ekonomike.

Lukashenka, që është në pushtet prej vitit 1994, u inaugurua në një ceremoni sekrete më 23 shtator, që nxitni anëtarët e vendeve të BE-së dhe SHBA-në që të lëshojnë deklarata ku thanë se nuk e njohin legjitimitetin e tij.

“Deklaratat me cinizëm janë bërë nga shumë kolegë tanë perëndimor, lidhur me ‘shqetësimet’ e tyre për sovranitetin dhe mirëqenien bjelloruse”, tha Makey në OKB.

“Në fakt, ato nuk janë asgjë tjetër përveç përpjekje për të sjellë kaos dhe anarki në vendin tonë”, tha ai.

SHBA-ja dhe BE-ja kanë shpeshtuar kontaktet e tyre me Svyatlana Tsikhanouskaya, ish-kandidaten opozitare për presidente, e cila pas zgjedhjeve ka ikur në Lituani. Ajo thotë se ka fituar në zgjedhjet e 9 gushtit.

Tsikhanouskaya u ka bërë thirrje bjellorusëve që të protestojnë për një “qëllim të ri, për zgjedhje të ndershme, që do të rezultonin në një inaugurim zyrtar dhe të ligjshëm”.

Qindra mijëra bjellorusë, për të shtatën javë me radhë po protestojnë, duke i bërë thirrje Lukashenkës që të largohet nga pushteti dhe të mbahen zgjedhje të reja. Policia ka arrestuar rreth 12,000 persona dhe ka pasur të dhëna se protestuesit janë rrahur dhe torturuar.

Ndërkaq, shumica e anëtarëve të Këshillit Koordinues, trup opozitar, që u ngrit për të lehtësuar dialogun për transferim paqësor të pushtetit, janë arrestuar ose janë detyruar të largohen nga vendi./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA MES ARMENISË DHE AZERBAJXHANIT/ Reagon Presidenca shqiptare e OSBE, thirrje për ndaljen e luftimeve
Previous article AKSIDENT NË TIRANË/ Makina përplas 10-vjeçaren, vajza dërgohet me urgjencë në spital

s.autor

Postime të ngjashme

PAK DITË PARA VIZITËS SË TRUMP/ Arrestohet një person pranë fushës së golfit, i gjenden armë dhe municione Botë

PAK DITË PARA VIZITËS SË TRUMP/ Arrestohet një person pranë fushës së golfit, i gjenden armë dhe municione

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin Botë

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

MBI 100 SHPËRTHIME TRONDITËN ZONËN/ Zjarret në Francë zbulojnë depo me 400 predha të Luftës së Dytë Botërore Botë

MBI 100 SHPËRTHIME TRONDITËN ZONËN/ Zjarret në Francë zbulojnë depo me 400 predha të Luftës së Dytë Botërore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT