Policia njofton se në Himarë aktualisht bëhet me dije se janë prishur 5 objekte, lidhur me zbatimin e vendimit për prishjen e disa objekteve në kuadër të Projektit ”Rikualifikimi urban në Spille-Himarë”. Në ambientet Policore është shoqëruar një shtetas për arsye se ka tentuar të shkaktojë zjarrvënie në një autobot me gaz i cili ndodhej në ambientin ku po shëmben objektet.
“Në mbështetje të organeve ligjzbatuese (IKMT-së) të cilat marrin pjesë në shëmbjen e disa objekteve lidhur me Planin Rregullues në Himarë, për funksionimin dhe garantimin e ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike në këtë aksion janë në gatishmëri të plotë rreth 163 forca policore.
Ndër këto forca, 10 janë grupe të FNSH-së si edhe shërbime të tjera Policore prej DVP.Vlorë, prej Komisariatit të Policisë Sarandë, Himarë dhe Delvinë.
Policia e DVP.Vlorë së bashku me Grupet e FNSH-së janë në gatishmëri për mbarvajtjen sa më të qetë dhe pa probleme për shmangien e çdo të papriture si edhe parandalimin e ndonjë akti të mundshëm kriminal deri në përfundim të aksionit’, thuhet ne njoftim.