• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NATO “përplaset” me Korenë e Veriut, kërkon sanksione të forta ndaj Penianit
Home
Botë

NATO “përplaset” me Korenë e Veriut, kërkon sanksione të forta ndaj Penianit

31 October, 2017 Ina.Autor Botë

Këtë të martë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s u bëri thirrje vendeve antëtare të Aleancës, të implementojnë në mënyrë transparente dhe të plotë sanksionet kundrejt Koresë së Veriut.

Zyrtari paralajmëroi se raketat balistike koreanoveriore janë kthyer tashmë në një kërcënim global për Europën dhe Shtetet e Bashkuara.

“Testet bërthamore të Koresë së Veriut janë fyerje dhe provokime për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara“, tha sekretari i përgjithshëm i Organizatës në një konferencë të përbashkët me Kryeministrin japonez Shinzo Abe.

Nga Tokio ku po zhvillon një vizitë dy ditore, Stoltenberg tha se Koreja e Veriut paraqet një këcënim global, i cili kërkon medoemos një kundërsulm global.

Vizita e sekretarit në Kinë, i paraprin vizitës së parë zyrtare të presidentit të SHBA në Azi, ku në fokus të bisedimeve do të jetë shqetësimi ndaj kërcënimeve të Koresë së Veriut.

Donald Trump do të zhvillojë dhe një takim në Pekin, ku pritet të ushtrojë presion mbi Kinën për të vepruar më me vendosmëri kundër Penianit.

Kina është partneri tregëtar më i rëndësishëm i Koresë së Veriut dhe një nga vendet aleate më të mëdha të Penianit.

Më herët presidenti Trump paralajmëroi shkatërrim për Korenë e Veriut, nëse do të vazhdonte me kërcënimet bërthamore ndaj Shteteve të Bashkuara.

Koreja e Veriut rriti ndjeshëm tensionet, pasi javën e kaluar përsëriti kërcënimin se  do të kryente një test bërthamor atmosferik mbi Oqeanin Paqësor për të demonstruar  aftësitë e saj bërthamore.

/AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEABTI NE PS/ Ja pse deputeti Pjerin Nderu u ankua për ministren Lindita Nikolla
Previous article NXEHET SITUATA NE HIMARE/ Tentohet t'i vihet flaka makinës me gaz

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT