Në një deklaratë për shtyp sot policia e Vlorës ka thënë s eka zbardhur ngjarjen makabre që ndodhi në Vlorë në muajin Janar.
Nënë e birë, SELKIE HOXHALLARI dhe OLSI HOXHALLARI u gjetën të pa jetë në banesë. Si fillim u mendua se vdekja e të dyve u shkaktua nga djedjet pasi banesa e tyre ishte e shkrumbuar por më pas policia zbuloi se zjarri në banesë u vendos qwëllimisht nga gruaja e Viktimës Olsi Hoxhallari, HYSNIE HOXHALLARI dhe bashkëpunëtori i saj KASEM PIRJASI.
Të dy shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar e më pas kanë vrarë shtetasit O.H., e S.H., si dhe kanë shkaktuar zjarr në banesë me qëllim fshehjen e provave duke synuar për ta devijuar ngjarjen si “aksidentale”.
Në cilësinë e provës materiale është gjetur dhe sekuestruar arma e ftohtë me të cilën dyshohet se është kryer krimi (mjet prerës i fortë prej metali).
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese, kryer në bashkëpunim”, e parashikuar nga nenet 79/dh dhe 25 të Kodit Penal. Policia e Vlorës, shprehet e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit çdo akt, grup kriminal apo paligjshmëri, dhe në këtë kuadër fton qytetarët dhe mediat në bashkëpunim, me qëllim krijimin e një ambjenti sa më të sigurt për të gjithë.
AlpeNews.al






