Ndonëse numërimi i votave në SHBA vijon dhe rezultati i deritanishëm tregon një epërsi të lehtë të Joe Biden, Donald Trump shprehet i sigurt për fitoren e tij në këto zgjedhje.
“Një grup njerëzish të trishtuar po përpiqen të hedhin një hije, por ne nuk do ta pranojmë atë,” tha Donald Trump duke folur nga dhoma lindore e Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti komentoi rezultatet e tij duke i quajtur ato “fenomenale”.
“Falënderoj amerikanët, ne kemi fituar kudo, rezultate fenomenale, jemi duke u përgatitur për të festuar, ne do të fitojmë gjithçka. Ne fituam por ka një mashtrim kundër nesh, do të shkojmë në Gjykatën e Lartë”


