Një koment, Rama e kishte edhe për vendosjen e pragut kombëtar në Kushtetutë. “Edhe kjo çështja e pragut që bëmë mirë që nuk e vumë në kushtetutë, por e lamë në Kod. Ne duhet të punojmë dhe të bëjmë një dallim të madh midis subjekteve që konkurrojnë se nuk janë të gjithë njësoj, në funksion të një fakti që e përsëris gjithmonë dhe me miqtë ndërkombëtarë. Deputetët e opozitës parlamentare mund të mos jenë aq të njohur se ata të opozitës jashtëparlamentare, por kjo nuk i bën më të mençur ata jashtë kuvendit.
Kur vjen puna tek vota për reformën zgjedhore, çdo deputet voton të vetmin ligj që lidhet drejtpërdrejt me interesin të tij politik, dhe nuk kam parë deri më sot, kemi parë në fakt, ka ndonjë këtu që nuk është në sallë që në mëngjes është me LSI në drekë me PD, mbasdite me PS, në darkë është i lirë për çdo parti që ka kohë të merret me të, dhe gjatë natës ëndërron me kë do ha mëngjes të nesërmen. Por 99.9% deputetët nuk mundet dot t’i kërkojmë të duartrokasin pa kërkuar asgjë tjetër, marrëveshjen e 5 qershorit, por ama, me dhimbje miqtë e mi do ta votojmë, dhe duhet ta votojmë, se përndryshe do hidhet në erë gjithçka. Ne nuk shkojmë dot përtej këtij sesioni pa i dhënë fund kësaj sage”.


