Ndërkohë që vijon numërimi i votave preferenciale në qarkun e Tiranës, ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar në avantazh duke siguruar deri tani mandatin parlamentar duke lënë pas me vetëm dy vota kolegen e saj, Blerina Gjylameti. Xhaçka ka marrë gjithsej 5806 vota, ndërsa Gjylameti 5804.
Ndërkohë, kandidati më i votuar në listën e Partisë Socialiste në Tiranë është Blendi Gonxhja me 22,398 vota, i ndjekur nga Erion Braçe me 21,364 dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, me 19,113 vota. Më tej renditen Fatmir Xhafaj me 12,677 vota, Ornaldo Rakipi me 9,683 dhe Anila Denaj me 8,783 vota.
Jashtë Parlamentit kanë mbetur disa prej figurave të njohura të PS-së, të cilët cilësohen edhe si “veteranë” të saj. Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Xhemal Qefalia, Toni Gogu, Ermonela Felaj, Etilda Gjonaj, Klotilda Bushka dhe Plarent Ndreca nuk kanë arritur të sigurojnë mandate.



