Ajo që mbeti pas fjalimit të presidentit Ilir Meta në tubimin e thirrur nga vetë ai ishte e njëjta pamje që të ofrohet sikurse pas çdo proteste.
Bulevardi “Dëshmort e Kombit” ishte i mbushur me mbetje plastike nga ushqimet e konsumuara gjatë protestës.
Ndonëse një protestë e thirrur për mbrojtjen e kushtetueses, për fat të keq syri të kapte edhe mjaft flamuj të cilët ishin hedhur në bulevard, çka në fakt është edhe shkelje e ligjit pasi cilësohet si poshtërim i simboleve kombëtare.
Presidenta i bëri thirrje protestuesve që të mos hidhnin asnjë mbetje në rrugë gjatë manifestimit që të mos krijohej asnjë halibi.
Ndërkohë, siç mund të shihni edhe nga këtë foto, me largimin e protestuesve, nisën nga puna punonjëset e Bashkisë së Tiranës për pastrimin dhe rikthimin e normalitetit për qytetarët.







