Sot të gjithë besimtarët kudo në botë që festojnë Pashkët, nuk kanë mundur të shkojnë në kisha dhe të kryejnë ritualet siç kanë bërë çdo vit, kjo për shkak të pandemisë Covid-19.
Në Bazilikatën e Shën Pjetrit pothuajse të zbrazur nga njerëzit e cila është ndjekur online ose nga televizori, gjatë meshës Papa Françesku ka përcjellë mesazhe të rëndësishme dhe një prej tyre ka qenë të mos i dorëzohemi frikës së krijuar në këtë situatë të vështirë nga Covid-19.
“Ne nuk dorëzohemi. Nuk vendosim gur mbi shpresën. ne mund dhe duhet të shpresojnë sepse Zoti nuk na ka lënë vetëm. Gjithçka do të shkojë mirë, e themi me këmbëngulje edhe shpresa më e guximshme mund të avullojë. Por shpresa e Jezusit është e ndryshe. Zoti është më i madh. Vdekja dhe errësira ende nuk e kanë thënë fjalën e fundit.
Varri është vendi ku hyn dhe nuk del dot më por Jezusi ia doli të dalë , ia doli për ne për të sjellë jetë atje ku ka vdekje. Për të filluar një histori të re, atje ku ishte vendosur një gur mbi të”- ka thënë Papa Francesku duke u uruar të gjithë besimtarëve katolikë në të gjithë botën gëzuar Pashkët.


