• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NUK U PËRLOTA PËR GAZETAREN LALA”/ Brizida Gjikondi: Pse e shkruajta statusin. Çdo jurist me dy “gram mend” e kupton që… (EKSKLUZIVE)
Home
Intervista

“NUK U PËRLOTA PËR GAZETAREN LALA”/ Brizida Gjikondi: Pse e shkruajta statusin. Çdo jurist me dy “gram mend” e kupton që… (EKSKLUZIVE)

31 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Intervista, Sociale

Shtëpia e prindërve të gazetares së kronikës, Klodiana Lala, është sulmuar nga persona të paidentifikuar duke u gdhirë e enjtja. Ngjarje kjo, që tronditi opinoni publik, e ngriti në këmb politikën shqiptare dhe jo vetëm.
Pas sulmit me armë ndaj gazetares Lala, janë solidarizuar shumë gazetarë në vend, por gjithashtu ka pasur edhe mendime “kundër turmës”, siç ishte ai i aktivistes Brizida Gjikondi.

Lajmi në AlpeNews.al

Në një intervistë ekskluzive për AlpeNews.al, Gjikondi sqaron kuptimin e statusit të saj si dhe flet mbi situatën aktuale të vendit.

Dje me anë të një shkrimi u shprehët se nuk tu përlotën sytë për gazetaren Lala. A është ky një qendrim kundër rrymës apo kundër gazetares ?

Nuk është kundër gazetares Lala, as kunder rrymes, pasi për mua rryma është ligji, hetimi dhe e verteta.

Pse mendoni që sulmi nuk ishte për shkak të profesionit?

Nuk e mendoj, as nuk e përjashtoj, por çdo jurist me dy gram mend e di që nuk përjashtohet asnjë pistë hetimi. Te gjithë banorët madhore të familjes kanë jetët e tyre private dhe profesionale që duhen verifikuar, përfshi këtu edhe gazetaren Lala, edhe pse ajo nuk është banesa e saj.

Sulmi ndaj familjes së gazetares pavarësisht se ajo nuk banon me ta, a është cënim i jetës së saj shpirtore dhe profesionale?

Po është si shpirtërore dhe profesionale, dhe jo vetëm për atë por për çdo shqiptar që jeton në Shqipëri.

Ashtu si edhe në shkrimin tuaj, e mendoni vërtet se gazetaria që ka zbuluar “llahtarën e mafies” nuk është në rrezik?

Jam skeptike për ekzistencën dhe kurajon reale dhe analitike të gazetarisë investigative këtu tek ne, mendoj se në Shqipëri mafia ka kapur shtetin, median, ekonomine dhe shume çka.

A kishte reagime ndaj jush për qendrimin kundër që keni mbajtur, dhe të cilës natyrë ishin ato ?

Une shkruajta thjeshtë një status në faqen time personale të Facebook-ut, reagime ka patur, sidomos me sa kuptova nga militantë politikë të cilët krime të shëmtuara si kjo ndaj banesës së familjarëve të gazetares Lala duan ti shndërojne në kuaj beteje dhe kauza personale.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRITIKAT NDAJ KNEISSL/ Ministrja e Jashtme austriake mbështet "diplomacinë vallëzuese"
Previous article BARAZUAN ME LAÇIN/ RADAS: Nëse në ekip vjen dhe një lojtar tjetër…

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT