Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klodita Bushka prezantoi raportin e miratuar nga Komisioni i Ligjeve për çështjen e zgjedhjes së Presidentit. Ajo u shpreh se deri në momentin kur ishin përcaktuar afatet nuk u dorëzua asnjë kandidaturë.
“ Komisioni për çështjet ligjore shqyrtoi në një mbledhje të posaçme sot çështjen sa i takon raundit të parë për zgjedhjen e presidentit. Komisioni konstatoi se deri në afatin e përcaktuar asnjë kandidaturë nuk është depozituar. Në këto kushte komisioni, i paraqet seancës këtë raport pa kandidat”, tha Bushka.
Ndërkohë kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla njoftoi se ditën e nesërme do të mblidhet Konferenca e kryetareve për të caktuar raundin e dytë.