• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Nuk u lejohet të thonë përse janë arrestuar/ Dy të burgosur shqiptarë, kamarierë në restorantin e Milanos
Home
Breaking News

Nuk u lejohet të thonë përse janë arrestuar/ Dy të burgosur shqiptarë, kamarierë në restorantin e Milanos

4 May, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dy të burgosurit Elsoni dhe Sahiti ndodhen në burg prej kohësh, po ata çdo mëngjes shkojnë në punë. Të dy janë kamerierë në “In Galera”. Po përse janë në burg, nuk e kanë të lejuar të tregojnë për shkak të një urdhri nga burgu, përcjell albinfo.ch.

Ata të dy kanë një liri lëvizje pothuajse sikur të ishin në ndonjë hotel. Tregojnë se kur shkojnë në punë, kontakti më rojat e burgut dhe të burgosurit e tjerë është tejet miqësor.

Ka dy vjet që Elson e gëzon këtë liri në saje të punës në restorant. Kushdo shkon në restorant, por kush shkon në një restorant klasi që ndodhet në burg? Në Milano shumë vetë shkojnë në restorantin e njohur “In Galera”, ku të burgosurit punojnë me kuzhinierët. Elsoni thotë se ajo i jep një kuptim kohës në burg.  “Më e bukura dhe më e rëndësishmja për një burrë është që të jetë i dobishëm. Kur zgjohem në mëngjes, e di që jam i dobishëm për familjen time dhe që mund ta ndihmoj”, thotë Elsoni, duke shtuar që më së shumti e ndjen mungesën e familjes.

Ai thotë se kur punon, ka ndjesinë që ka njëfarë vlere. Në burgun e mëhershëm thotë se ishte shumë më ndryshe dhe për këtë qëllim kishte aplikuar tri herë që ta transferonin në Bollate, sepse këtu është në qendër të vëmendjes puna. Drejtori i burgut Bollate, Massimo Parisi, ka thënë se heqjen e lirisë mund ta kombinojnë me mundësinë që ata të kenë një dobi për jetën pas burgut.

“Ata duhet të jenë në gjendje që të kontribuojnë për shoqërinë, sepse një kuotë më e ulët e krimit natyrisht që e rrit sigurinë e shoqërisë”, ka thënë ai për DW. Të burgosurit këtu marrin pagë mujore nga 1 mijë deri 1500 euro, e një pjesë e tyre u shkon familjeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NJË TIGRESHË E VËRTETË"/ Trejsi nuk përmbahet më, shikon çfarë bën që në mëngjes (FOTO)
Previous article Shifrat e pagave/ Shqiptarët paguhen mesatarisht me 380 euro në muaj me pagë bruto

Redaktor2

Postime të ngjashme

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person Aktualitet

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT