Pas publikimit të rezultateve paraprake të zgjedhjeve të Parlamentit Europian, Knut Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë në KE, nuk është zgjedhur për të qenë pjesë e Parlamentit Europian.
Pak pas rezultatit paraprak, Fleckenstein ka reaguar në një postim në Twitter, duke u shprehur se ai do të vazhdojë të jetë i lidhur me Europën dhe Ballkanin Perëndimor.
“Sipas rezultateve paraprake unë nuk do të kthehem më në Parlamentin Europian, por do vazhdoj të jem i lidhur me Europën dhe Ballkanin Perëndimor. Më shumë informacion në javën e ardhshme”, shkruan Fleckenstein.