• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NUK PYESIN PËR PROTESTAT/ Numri i turistëve u shtua gjatë muajit prill
Home
Ne sytë e të huajve

NUK PYESIN PËR PROTESTAT/ Numri i turistëve u shtua gjatë muajit prill

23 May, 2019 k.autor Ne sytë e të huajve

Përkundrejt shqetësimeve se kriza politike në vend mund të sjellë dëme të mëdha në sektorin e turizmit, shifrat e Instat treguan se numri i turistëve u rrit edhe për muajin prill.

Shqipërinë e vizituan 410 mijë shtetas të huaj, me një rritje prej afro 17% krahasuar me një vit më parë.

Ecuria progresive ngelet gjithashtu në rritje, me mbi 1.1 milionë vizitorë në katër muaj, 7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas operatorëve turistikë, protestat e dhunshme të muajve të fundit kanë shkaktuar shqetësim te turistët e huaj dhe disa prej tyre kanë anuluar prenotimet.

Deri tani, frika për një goditje të rëndë në sektorin e turizmit nuk vërtetohet nga statistikat; megjithatë, shqetësimet ngelen të larta, me afrimin e fushatës dhe të zgjedhjeve vendore të datës 30 qershor.

Për katër muajt e parë të vitit numri i vizitorëve nga Zvicra, Spanja, Gjermania apo Shtetet e Bashkuara u rrit me ritme dyshifrore, raporton SCAN.

Në rritje ishin edhe vizitorët nga Italia, Greqia dhe Maqedonia e Veriut, ndërkohë, rënie pësuan hyrjet e shtetasve nga Kosova dhe Mali i Zi.

Në katër muaj, shtetasit shqiptarë regjistruan mbi 1.7 milionë dalje jashtë vendit. Krahasuar me një vit më parë, daljet e shqiptarëve jashtë shtetit janë rritur me 10%.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TUNDIM I "GJALLË"/ Pamjet fantastike të Sarandës gjatë perëndimit
Previous article KASTRIOT ISLAMI KRYEMINISTËR? Ja si përgjigjet ish-deputeti për qeverinë tranzitore

k.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT