• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NUK “PYESIN” PËR COVID/ Salianji sfidon “komisionin Ruli” në Korçë, mbledh simpatizantët e PD me makina
Home
Politikë

NUK “PYESIN” PËR COVID/ Salianji sfidon “komisionin Ruli” në Korçë, mbledh simpatizantët e PD me makina

8 December, 2020 F.autor Politikë

Ervin Salianji vijon të zhvillojë takime me simpatizantë të PD-së, pavarësisht se ishte skualifikuar nga lista e kandidatëve për deputetë.

Ai ka sfiduar në mënyrë të hapur komisionin e Vlerësimit në PD të mbiquajtur “Ruli”, teksa sot, në kuadër dhe të ditës së rinisë, 8 Dhjetori, ishte në Korçë ku ka zhvilluar një takim me disa simpatizantë pranë stadiumit të skuadrës së Skënderbeut.

Mbështetësit e PD-së kishin ardhur të gjithë me makina duke respektuar dhe masat e distancimit social, ndërkohë që vetë Salianji qëndronte në një karroceri makine me mikrofon në dorë!.

Salianji shprehet se PD po u jep qytetarëve një alternativë për ata të cilët presin reagim dhe sakrificë.

“Është i jashtëzakonshëm ky komunikim në një formë ndryshe, duke respektuar të gjithë rregullat e pandemisë por duke kërkuar dhe duke vendosur në plan lëvizjen, qëndresën dhe guximin e çdo të riu.

Jo vetëm për të përkujtuar këtë datë të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët, por edhe për të përcjellë një mesazh që të rinjtë e sotëm, që qytetarët e sotëm anëembanë vendit presin reagim, presin sakrificë dhe ne po jua japim atë në mënyrë të përditshme.

Largimi i qytetarëve dhe shfryrja e dufit duke u larguar nga ky vend janë armët e vetme që ka kjo qeveri sot.

Armët që ne kemi sot së bashku me, janë armë të guximit dhe armë të qëndresës për të larguar një orë e më parë një qeveri e cila po i pi gjaku qytetarëve shqiptarë vetëm për të majmur dhe shëndoshur një grusht njerëzish” – tha Salianji.

Nderkohe qe ne rrjetin social ai ka ka paraprire takimin duke thene se “Sot në Korcë me dhjetra të rinj brenda kushteve që dikton pandemia!

8 Dhjetori 90 sakrifica e të rinjve ishte sublime,ata rrezikonin gjithçka kishin jetën, familjen, por zgjodhen te luftojnë për të ardhmen! Për Shqipërinë si Europa!

Sot me shtetin monopartiak, shtetin e krimit dhe bandave përpjekja dhe fuqia për t’i përmbysur në përballje, janë e vetmja zgjidhje.

E ardhmja është në duart tuaja, së bashku do sfidojmë e të shpëtojmë demokracinë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CHAMPIONS/ Pas një asist fantastik Angelino, Haidara ndëshkon Manchester United me një SUPER GOL (VIDEO)
Previous article CHAMPIONS/ Zhbllokohet sfida në "Camp Nou", Ronaldo fiton penallti dhe nuk fal (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme Breaking News

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT