• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NUK PRANONTE DIVORCIN/ Merr peng ish-bashkëshorten. Përmes gjurmimit të telefonit u zbulua se… (EMRI)
Home
Breaking News

NUK PRANONTE DIVORCIN/ Merr peng ish-bashkëshorten. Përmes gjurmimit të telefonit u zbulua se… (EMRI)

11 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Nuk pranonte divorcin, 27-vjeçari merr ish-bashkëshorten peng. Një i ri nga Karbunarë e Lushnjës ka marrë forcërisht ish-bashkëshorten e tij dhe e ka mbajtur peng të fshehur në qytetin e Durrësit.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Ka qenë denoncimi i babait të vajzës, që vuri në lëvizje Policinë kur informoi se ish-dhëndri kishte shkuar në banesën e tij në fshatin Zhamë të Lushnjës dhe i kishte marrë me forcë të bijën. Kallëzimin në Komisariatin e Policisë Lushnjë e ka bërë shtetasi F.K, se 2 persona të paidentifikuar i kanë marrë vajzën.

Pas kësaj, Policia arriti ta arrestojë brenda 24 orësh Marjus Musakën dhe të lirojë shtetasen P.M. Burime nga Policia bëjnë me dije se Marjus Musaku, në bashkëpunim me një shtetas tjetër në fshatin Zhamë, ka marrë forcërisht ish-bashkëshorten e tij, shtetasen P.M, 27 vjeçe dhe e mbante peng të fshehur në qytetin e Durrësit.

Pas arrestimit të Musakut, po punohet për identifikimin e autorit tjetër të dyshuar, i cili ka ndihmuar shtetasin Marjus Musaku në kryerjen e kësaj vepre penale. “Pas marrjes së njoftimit, u ngrit grupi hetimor dhe falë veprimeve të shpejta operative dhe profesionale u bë e mundur zbardhja e ngjarjes si dhe kapja e autorit të dyshuar.

auto_policia_lushnje1479827619

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje ndaluan shtetasin: Marjus Musaku, 28 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnje. (i dënuar më parë për veprën penale “Dhunë në familje”). Shtetasi Marjus Musaku, në bashkëpunim me një shtetas tjetër në fshatin Zhamë, ka marrë forcërisht ish-bashkëshorten e tij, shtetasen P.M, 27 vjeçe dhe e mbante peng të fshehur në qytetin e Durrësit”, bëhet e ditur nga Policia.

Mësohet se çifti ishte divorcuar 6 muaj me parë për shkak se Marjusi e dhunonte sistematikisht të shoqen. Kjo e fundit pasi ua tha problemin prindërve, ata nuk e lejuam më që të jetonte me burrin. Ky ka qenë fundi i martesës së tyre, por i riu nuk e kishte pranuar një gjë të tillë, duke i kërkuar bashkim dhe në kushtet që ajo nuk kishte pranuar, e ka rrëmbyer forcërisht.

Policia pas denoncimit arriti ta gjurmojë nëpërmjet telefonit të riun pengmarrës, duke i kthyer vajzën familjes së saj. Tashmë, ndaj të arrestuarit Marjus Musaka rëndojnë veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” e kryer në bashkëpunim dhe “Dhunë në familje” dhe çështja i ka kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SUPER AGUERO/ Man City dyfishon shifrat ndaj Man United (VIDEO)
Previous article NDIZET KLASIKJA E ITALISË/ Shikoni ATMOSFERËN si vërshojnë në stadium tifozeria e MILANIT (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Aktualitet

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike Aktualitet

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT