• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NUK PRANOJNË HUMBJEN/ Kryebashkiakët e PD-së: Nuk ikim nga zyrat, do qëndrojmë…
Home
Politikë

NUK PRANOJNË HUMBJEN/ Kryebashkiakët e PD-së: Nuk ikim nga zyrat, do qëndrojmë…

2 July, 2019 Lubjana.autor Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, takoi për më shumë se 1 orë e 30 minuta, kryebashkiakët e djathtë të cilët do të lenë zyrat e tyre pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Ata janë shprehur të shqetësuar, duke theksuar se me lejimin e zgjedhjeve i kanë bërë Ramës një dhuratë të çmuar.

Por Basha, i ka qetësuar duke i garantuar ata se do të ketë zhvillime, ndërsa i ka cilësuar zgjedhjet të pa pranueshme. Për të diskutuar axhendën post zgjedhjeve të 30 qershorit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një takim për më shumë se 1orë e 30 minuta me kryebashkiakët e djathtë.

Mbledhja u zhvillua më dyer të mbyllura, ndërsa fjalën e kan marrë pothuajse të gjithë kryebashkikët, ku shqetësim i përbashkët ka qenë fakti se të majtët po i marrin bashkitë në tavolinë. Kishte nga ata, kryebashkiakë që i thanë Bashës, se me lejimin e zgjedhjeve “i kanë bërë një dhuratë të çmuar socialistëve”.

Burimet i thanë RTV Ora se Lulzim Basha është shfaqur i qetë, ndërsa ka informuar kryebashkiakët demokratë se brenda këtyre ditëve do të këtë zhvillime konkrete. Këtë radhë sytë e opozitës janë te lëvizjet e ndërkombëtarëve në nivele më të larta sesa përfaqësuesit diplomatik në vendin tonë.

Mbledhja është mbyllur pa një vendim konkret se si do të zhvillohet i gjithë aksioni opozitar, ndërsa kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, i qëndron vendimit të tij personal për të mos lejuar zgjedhje. Xhelal Mziu: Në datë 13 tetor do të zhvillohen zgjedhjet, besoj se është e mjaftueshme. Ju e patë vetë dhe raportin e djeshëm që është shkelur ligji, zgjedhjet janë të paligjshme, kështu që takohemi me 13 tetor dhe do ta shihni sesa thellë do ta mund.

Ndërsa kryebashkiakja e Shkodrës, tha se nuk mund të pranohen zgjedhje farse. Voltana Ademi: Jemi akoma herët për ta diskutuar këtë. Mendoj se raporti që OSBE-ODIHR dha dje është një reflektim për të gjithë popullin shqiptar dhe për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Do të shohim zhvillimet në vijim, jo vetëm të klasës politike, por sidomos të popullit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, qëndroi gjatë gjithë paradites në në selinë blu, e në mesditë u largua bashkë me kryetarin e PR-së, Fatmir Mediu. Të mërkurën, Basha pritet të zhvillojë sërish një takim me kryebashkiakët e djathtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKARKIMI I PRESIDENTIT META/ Caktohet data e seancës së posaçme në Kuvend
Previous article TENDENCA E EKONOMISË/ INSAT: Rritja ekonomike në tremujorin e parë të vitit

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë Politikë

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT