Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili i bën thirrje SPAK të nisë hetimet për kryeministrin Edi Ramën, kryebashkiakë e deputetë të Rilindjes, pasi sipas tij po përhapin pandeminë e koronavirusit.
Teksa ka ndarë dhe disa foto nga përplasjet për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe nga takimet e socialistëve shoqëruar me grumbull njerëzish, Vasili shkruan se njerëzit po infektohen dhe vdesin nga koronavirusi për shkak të vetë qeverisë.
“SPAK zgjohu, Rama dhe qeveria perhapēn dhe perhapin Pandemine,ja faktet!(FOTO).
Kane edhe fytyre keta te qeverise dhe gjobisin qytetare e biznese per Pandemine.
Rama me qindra police, deputete,kryetare bashkie tufa tufa, kryetari bashkise se Tiranes etj etj, perhapin Pandemine, shkelin dhe dhunojne vete kufizimet me çfare ju vjen per doresh.
Cfare te drejte kane mbi ligjin keta te rilindjes. Keta qe i çane veshet gjithe popullit per drejtesi e reforme ne drejtesi, e gjoja barazi para ligjit e dreqin me te bir.
SPAK boll fjete!!
Njerezit po infektohen dhe vdesin nga Kotonavirusi per shkak te vete qeverise dhe drejtesia fle.
Ju te SPAK shihini Fotot, boll u trembet, bejeni detyren dhe çojini ne burg keta genocidiste.”