Ilir Meta në konferencë për mediat sulmoi hapur sërish reformën në drejtësi.
Presidenti tha se nuk është e suksesshme dhe se pas 25 prillit ai do ta vendosi në shina.
“Nuk ka asnjë diskutim që nëse do kishim pasur vërtetë një Reformë në Drejtësi të suksesshme, kurrë nuk do të kishin guxuar, ministrat, qeveria , por edhe vetë Kuvendi të bënte këto gjëra, dhe që ju ftoj t’i lexoni, ashtu si kurse nuk do kishin bërë edhe afera të tjera, megjithatë të jeni të sigurt pas 25 prillit do të ndiqet me rigorozitet të plotë. Çdo dëm që i është bërë interesit publik, interesit të qytetarëve, çdo shkelje, çdo falsifikim që është bërë prandaj ftova edhe forcat politike që garojnë në zgjedhje ta lexojnë me vëmendje”, tha Meta.