• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NUK “PËRMBAHET”/ Kryemadhi i permend burgun Ramës: Më kot lodhesh. 6 muaj nuk të dalin të pastrosh…
Home
Politikë

NUK “PËRMBAHET”/ Kryemadhi i permend burgun Ramës: Më kot lodhesh. 6 muaj nuk të dalin të pastrosh…

5 October, 2020 F.autor Politikë

Vetëm kohe pas votimit të Kodit të ri Zgjedhor, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, përmes një deklarate për media i ka dërguar disa mesazhe kryeministrit Edi Rama.

Teksa nuk ngurroi t’i përmendë Ramës as burgun, Kryemadhi tha se gjashtë muajt që kanë mbetur deri në zgjedhjet e radhës, nuk do t’i dalin as për të pastruar “pisllëqet që ka bërë në këto 8 vite”.

Deklarata e Kryemadhit:

Frikacaku tregoi edhe njëherë që ka frikë nga populli i tij, ka frikë nga partia e tij dhe mbi të gjitha ka frikë nga vota e lirë e shqiptarëve.

Ai sot jo vetëm nuk hapi listat por i bunkerizoi ato. Ai tregoi edhe njëherë frikën e tij që ka nga partnerët seriozë europianë që ndjekin nga larg zhvillimet, ku vetëm disa ditë më parë u dekonspirua nëndrejtori i tij që ndante informacion me grupet kriminale.

Rilindja ngatërron lucën me llucën, por nuk është as pastrim i barkut të peshkut. Këtë duhet ta kuptojë mirë Edi Rama. Edi Rama sot është armiku i shqiptarëve që humbën shtëpinë nga trëmeti, është armiku i naftëtarëve të Ballshit, është armik i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë, të cilët jo vetëm nuk paguhen por as nuk mbrohen nga pandemia.

Paratë e tyre ai tashmë i kalon me vendime sekrete në xhepat e oligarkëve. Edi Rama është armik i mësuesve. Nuk ka faj që flet broçkulla se i është prishur qetësia. 6 muaj nuk i dalin që të pastrojë pisllëqet që ka bërë në 8 vite. Sot bën si i fortë ditën por natën sjell emisarët e tij për të shpëtuar kokën pas 5 prillit.

Më kot lodhesh, era e qelbur e kufomës politike që të rrethon ty dhe shpurën tënde nuk mund ta mbulojnë dot as parfumet më të shtrenjta të Rilindjes, brenda dhe jashtë vendit.

Ti zotëri e ke vendin aty te bashkëpunëtorët e tu, aty ku i ke çuar ti bashkëpunëtorët e tu më të afërt, dhe siç ndodh rëndomë, do të jesh kolegu i qelisë së tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KADARE NDEROHET ME ÇMIM TË RËNDËSISHËM/ Ambasada e SHBA: Të shohim me krenari shkrimtarin më të njohur të Shqipërisë
Previous article NJOFTIMI/ Hapet LOTARIA AMERIKANE për vitin 2022, ja ku mund të aplikoni

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria Politikë

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria

PROTESTAT NË TIRANË/ Ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë Politikë

PROTESTAT NË TIRANË/ Ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee Breaking News

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT