Monika Kryemadhi ka thënë në emisionin “Real Story”, se nëse djeg mandatin e deputetes, do djegë edhe Edi Ramën.
“Mandati im ikën bashkë me Ramën, s’ja fal askujt, mos ta presionojë Gramoz Ruçin e shkretë që bëj këtë apo atë”, u shpreh kryetarja e LSI-së.
Pyetje: Znj. Kryemadhi, opozita vuri një nga dy kushtet e rikthimit në Kuvendi, vettingun e politikanëve. A nuk ju duket juve sikur ky kush ka rënë. Në këtë situatë ku ndodhemi aktualisht, me protesta, ju jeni në krye të një liste me 25 deputetë që rrezikoni seriozisht mandatin, nëse nuk ktheheni brenda dhjetorit…
Kryemadhi: Mandatet? Po pse problemi i mandateve të deputetëve është? Po sa deputetë ka pasur Shqipëria, mos u shqetësoni, se nuk është problemi tek mandatet. Çështja e Vettingut në politikë nuk është arsye, është kauzë. Dhe ne vërtetë duhet ta bëjmë Vettingun në politikë, që të jemi të sinqertë.
Pyetje: Pyetja është e drejtpërdrejtë, a do ta digjni mandatin apo jo?
Kryemadhi: Mandatin do ta djeg kur të dua unë. Por kur ta djeg unë mandatin, do ta djeg edhe Edi Ramën bashkë me mandatin tim. Unë akoma nuk e kam vendosur se çfarë do bëj.
“Edi Rama dhe mazhoranca ne parlament na ka hequr te drejtën e fjalës. Kane hequr anëtaret e LSI nga delegacionet në Bruksel”, tha Kryemadhi duke folur për bojkotin e parlamentit nga opozita.


