Ish deputeti Demokrat Klevis Balliu ditën e sotme ka publikuar një video në rrjetet sociale nga Astiri.
Krahas videos Balliu në shkrimin e tij ka akuzuar Veliaj dhe PS se kanë vjedhur votat, duke shtuar se llumi i Rilindjes nuk bën dot pis heronjtë e Unazës.
“Veliaj dhe PS e kishin të nevojshme për të mashtruar për Unazën sepse e dinë se nuk i kanë fituar zgjedhjet por i kanë VJEDHUR zgjedhjet në 25 Prill.
Kjo është PROVA dhe këto janë FAKTET. Llumi i Rilindjes nuk bën dot pis HERONJTË E UNAZËS.
I falenderoj nga zemra të gjithë këta herojnë të demokracisë.
Zoti i bekoftë të gjithë qytetarët që luftojnë për demokraci”, ka shkruar Balliu.


