Zgjedhjet për kryetar të PD të degës në Bulqizë të cilat ishin planifikuar për t’u zhvilluar ditën e sotme, u anuluan.
Kjo për shkak se nuk u gjet frymë konsensuale për procedurat e zgjedhjeve.
Ndërkohë Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se është vendosur që në këtë degë zgjedhjet të organizohen ditën e martë.


