Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se opozita nuk mund të pajtohet me regjimin e Edi Ramës dhe se protesta do të vijojnë edhe pas datës 7 korrik.
Ai bëri thirrje që shqiptarët të bëhen në një front të përbashkët kundër qeverisjes së Edi Ramës sepse siç tha Berisha, Tirana nuk mund të shndërrohet në një Beograd të dytë.
“Sa herë shkoj dhe kaloj aty, i them vetes, shpëtova pa i bërë një dëm të tmerrshëm Shkodrës, hidrocentralin e Bushatit. E kishim prokuruar, dolën mjedisorët dhe argumentuan dhe ne e anuluam. Do kishim prishur një nga mrekullitë natyrore më të mëdha. Se si mundet njeriu të pranojë që të marrë përsipër të përmbysësh 40 fshatra, është kriminale, në një kohë kur energjia alternative i mundëson. Përmbytja është e papranueshme, është shkatërrimtare. Ndaj të bëjmë çdo gjë që të mobilizojmë dibranët. Si Skavica janë me dhjetëra, janë kudo problematikat. Ne duhet t’u dalim zot interesave të tyre. Të vazhdojmë këtë betejë në një front të përbashkët. Të bëjmë një punë intensive për protestën në datë 7 korrik, dhe protesta të tjera do të vazhdojnë. Ne këtë sistem nuk e pranojmë, ky nuk është më pushtet kushtetues. Të ngrihemi në këtë protestë të fuqishme, nuk mundet kush ta shndërrojë Tiranën në Beogradin e vogël, Tirana është kryeqyteti i kombi”, u shpreh Berisha në takimin me shoqërinë civile.