• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NUK NDRYSHOJNË SHIFRAT E COVID-19/ Ja kush pritet të vaksinohet pak pas ditësh
Home
Sociale

NUK NDRYSHOJNË SHIFRAT E COVID-19/ Ja kush pritet të vaksinohet pak pas ditësh

23 April, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Pavarësisht lëvizjeve e grumbullimeve të shtuara, shifrat e Covid-19 në vend nuk po pësojnë kurrfarë luhatjeje.

Vetëm 134 qytetarë janë identifikuar një ditë më parë nga 2517 tamponë të kryer, thuajse i njëjti me një ditë më parë, që zbuloi të njëjtën përqindje të infektuarish. Edhe harta e rasteve të konfirmuara mbetet po ajo, në tkurrje ditaditës.

“Janë kryer 2517 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 134 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 32 raste në Tiranë, 11 raste në Shkodër, 8 raste në Skrapar, 7 raste në Vlorë, Gjirokastër, 6 raste në Devoll, 5 raste në Lezhë, Kavajë, Pogradec, 4 raste në Fier, 3 raste në Durrës, Elbasan, Malësi e Madhe, Memaliaj, 2 raste në Korçë, Mirditë, Tropojë, Sarandë, Vau i Dejës, Shijak, Vorë, Maliq, Poliçan, 1 rast në Krujë, Kurbin, Kukës, Berat, Mallakastër, Librazhd, Kamzë, Tepelenë, Belsh, Roskovec, Peqin, Gramsh, Këlcyrë, Konispol”, thuhet në bilancin ditor Ministrisë së Shëndetësisë. Sa i përket numrit të atyre që ia hodhën virusit, çuditërisht, është identik me atë të së mërkurës. Plot 465 qytetarë janë negativizuar, duke e çuar numrin e të shëruarve të regjistruar në total në 103 mijë e 582. Spitalet Covid në Tiranë e rrethe numërojnë gjithashtu më pak pacientë, ndërsa fatalitetet luhaten në të njëjtat shifra prej ditësh. “Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tri spitalet rajonale po trajtohen 155 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 63–79 vjeç”, raporton MSH, teksa iu shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve dhe pa harruar të përsërisë apelin e përditshëm për të mos ulur vigjilencën ndaj virusit.

VAKSINIMI

Mbi 13 mijë vaksinime raportohet të jenë kryer një ditë më parë në të gjithë vendin me fashat që janë në proces. Ndërkohë, mësohet se brenda pak ditësh pritet të nisë vaksinimi i punonjësve të fasonerive, që janë një numër i konsiderueshëm. Përpos tyre, në radhë për të injektuar lëngun e çmuar janë edhe punonjësit e transportit urban, por për ta nuk ka ende një datë se kur nis procesi. Rreth 700 mijë vaksina kanë prekur tokën shqiptare që nga 11 janari, kur nisi vaksinimi në Shqipëri, por deri më tani diçka më shumë se gjysma e dozave janë administruar. Bashkë me shifrën e djeshme numërohen rreth 372 mijë e 085 vaksinime, prej të cilave mbi 288 mijë janë injektuar te të moshuarit. Procesi po vijon aktualisht me personat mbi 60 vjeç dhe punonjësit e shërbimeve kritike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Digjen dy makina në Sarandë, njëra prej tyre...
Previous article "U MBUSHA PLOT. SYTË..."/ Aurela Gaçe surprizon fansen e saj të vogël: Ishte një prind...

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI)

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre Aktualitet

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët Aktualitet

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT