• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NUK “NDALET” PD/ Sulmon komisionerin e BE: Hahn është blerë nga Rama dhe…
Home
Politikë

NUK “NDALET” PD/ Sulmon komisionerin e BE: Hahn është blerë nga Rama dhe…

21 October, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Sipas ish-deputetit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, sot jemi në një situatë që Shqipërisë i është vendosur edhe njëherë muri i izolimit me Europën.

Gjatë një interviste në ABC News përballë gazetares Juli Xhokaxhi, Alibeaj tha se pengesa e vetme për integrimin në Europë është kryeministri Rama.

“Shumë shpejt po kuptohet graviteti i asaj që ka ndodhur. Çfarë ka ndodhur? E ka thënë Franca, Gjermania, Holanda, Danimarka dhe jo vetëm. 

S’kanë thënë një gjë tjetër. Gjatë këtyre 10-15 vjetëve kemi pasur tentativa për të çelur negociatat këtë vit nuk ka një datë tjetër dhe kjo është shumë e rëndë. Sot që flasim Shqipërisë i është vendosur edhe njëherë muri i izolimit me Europën. 

Atëherë kur Shqipërinë e donim si Europa sot jemi në një situatë kur nuk kemi një datë, një moment tjetër që të aspirojmë hapjen e dyerve të Europës. 

Na është rivendosur edhe njëherë muri i izolimit politik. Kam frikë se edhe mund të përforcohet se lëvizja e Holandës për kthimin e vizave ishte një kambanë e qartë po ky nuk dëgjoi.

Sot shqiptarët duhet të kuptojnë se rruga e Shqipërisë për në Europë ekziston dhe ka një pengesë dhe kjo pengesë është Edi Rama”, tha Alibeaj.

Sipas ish-deputetit, ka pasur gjatë viteve të shkuara vendi ka pasur momente pozitive siç ishte integrimi në NATO, apo dhe liberalizimi i vizave. Gjithashtu ai nuk mohoi që opozita mund të ketë pasur fajet e saj gjatë gjithë historisë politike 30-vjeçare të vendit tonë.

Megjithatë Alibeaj sheh si shkaktar të mosintegrimit të vendit qeverinë dhe fajtori kryesor sipas tij është Edi Rama. Madje sipas ish-ministrit, ai ka shpërdoruar edhe dashamirësinë e përfaqësuesve europianë.

Më konkretisht, Alibeaj foli për përfaqësuesit e KE-së të cilët sipas opozitarit në shumë raste i kanë zbukuruar raportet ndaj Shqipërisë, çka ka bërë që Frana të kërkojë mënyrën se si kontrollohen dhe monitorohen reformat në vend.

Sipas Alibeajt edhe deklarata e komisionerit për zgjerimin Johanes Hahn se fajin e ka Europa dhe jo Shqipëria pasi liderët europianë deklaruan se nuk u hapën negociatat “është diabolizëm dhe disa herë edhe klientelizëm i pavend”.

“Macroni ka thënë Jo sepse do duhet që të rigjenerohet mekanizmi i cili kontrollon, monitoron se sa reforma reale bëjnë katro vende. 

Kjo do të thotë një gjë që e kemi thënë ne më përpara që ajo pjesa e burokracisë së Komisionit Europian atje jo gjithmonë ka qenë e ndershme me Francën dhe Gjermaninë. I ka vizatuar me lajle e lule reformat jo reale që vendi ynë ka bërë. 

Të kapim rastin më të mirë. Edhe këtë e pranoj ndoshta burokratët kanë thënë t’u japim një dorë këtyre që nuk i kanë bërë detyrat aq mirë, por duke i fshehur defektet tu japim një dorë. 

Shërbimi që kanë bërë është i gabuar. 

Një gjë që nuk e kuptoj është se si mund të dalë komisioneri ditën e fundit dhe të thotë kur Macroni ka folur, Merkel ka folur, ka thënë që faji nuk është i Shqipërisë, por është i Europës. 

Këtë nuk e pranoj, ky është diabolizëm dhe disa herë edhe klientelizëm i pavend”, tha Alibeaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KUJTOHET" PËR INTEGRIMIN DHE SULMON MEDIAT/ Kryemadhi: Kemi bërë një axhendë për BE. Pyetjen e bën Rama...
Previous article BREXIT/ BE zgjatje të afatit deri në shkurt të vitit 2020 nëse Johnson nuk arrin marrëveshje me Parlamentin

F.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor? Breaking News

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor?

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll Breaking News

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT