Ushtria ukrainase tha se forcat ruse gjithnjë e më shumë po përdorin sulmet ajrore, ndërsa po vazhdojnë avancimin e tyre në qytetin strategjik të Bahmutit. Ky qytet gjendet në rajonin lindor ukrainas të Donbasit. Në mbarë vendin, 27 sulme ajrore dhe 55 granatime u raportuan më 21 janar tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase. Shtabi shtoi se përdorimi i dronëve kamikazë dhe i raketave vazhdon të mbeten kërcënim për mbarë Ukrainën.
Afër Bahmutit, ku për javë të tëra ka pasur luftime të ashpra, forcat ruse “po rrisin intensitetin e përdorimit të aviacionit”, por po “mbrojnë veten” në disa zona në Ukrainë, tha ushtria ukrainase më 22 janar. Më shumë se 11 muaj që kur ka nisur pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës, luftimet janë përqendruar në Bahmut, në afërsi të qytetit Kermina në verilindje dhe në rajonin jugor të Zaporizhjës.
Planet “sinjalizojnë se lidershipi rus ka shumë të ngjarë të vlerësojë se një kërcënim i zgjeruar ushtarak konvencional do të zgjasë për shumë vite, përtej luftës aktuale në Ukrainë”, tha inteligjenca britanike. Megjithatë, Britania shtoi se “Rusia ka shumë të ngjarë që të ketë vështirësi të gjejë staf dhe pajisje për të realizuar këtë zgjerim”.