• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NUK NDALET LUFTA/ Ukraina në kundërsulm, godet pozicionet ruse në Khersonin e aneksuar
Home
Nderkombetare

NUK NDALET LUFTA/ Ukraina në kundërsulm, godet pozicionet ruse në Khersonin e aneksuar

22 October, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Forcat ukrainase kanë granatuar pozicionet ruse në rajonin e pushtuar dhe të aneksuar paligjshëm të Khersonit, duke shënjestruar rrugët e furnizimeve nëpër Lumin Dniepër, teksa duket se forcat e Kievit po përgatiten të kryejnë një sulm të plotë ndaj qytetit të Khersonit.

Zyra e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se 88 vendbanime në rajonin jugor të Khersonit dhe 551 vendbanime në rajonin verilindor të Kharkivit janë “çliruar”, teksa kundërofensiva e forcave ukrainase në Kherson po vazhdon.

Kyrylo Tymoshenko, zëvendës kreu i Zyrës së Zelenskyt, publikoi këto të dhëna, që janë të parat qëkur ushtria ukrainase ka nisur kundërofensivën disa javë më parë në Kherson dhe Kharkiv.

Ndërkaq, Zelensky gjatë një adresimi në orët e vona të 21 tetorit shtoi se forcat e tij po tregojnë “rezultate të mira” në rimarrjen e territorit nga forcat ruse në Kherson.

Ukraina po tenton që të dëbojë forcat ruse nga Khersoni, duke i sulmuar nga pjesa lindore e Lumit Dniepër. Por, forcat ruse, që gjenden në pjesën perëndimore të bregut të këtij lumi, ku gjendet edhe qyteti i Khersonit, raportohet se janë afër që të humbin linjat e furnizimeve dhe përforcimeve.

Natalya Humenyuk, zëdhënës i komandës jugore të Ukrainës, tha se ushtria ukrainase ka goditur Urën Antonivski mbi Dniepër gjatë natës, teksa zyrtarët e instaluar nga Rusia në Kherson kanë vendosur orë policore, për të parandaluar viktima në mesin e civilëve.

“Ne nuk sulmojmë civilët dhe vendbanimet”, tha Humeniuk për televizionin ukrainas.

Sulmet ukrainase e kanë bërë të pakalueshme Urën Antonivski, duke detyruar palën ruse që të përdorë tragete për të zhvendosur civilët, por edhe për të transportuar furnizime.

Më 21 tetor, Rusia ka dërguar mijëra trupa të mobilizuara për të mbrojtur Khersonin, bëri të ditur Shtabi i Përgjithshëm.

“Deri në 2.000 rusë të mobilizuar arritën në rajonin e pushtuar përkohësisht për të zëvendësuar trupat e humbur dhe për të përforcuar njësitë në linjën e kontaktit”, tha Shtabi i Përgjithshëm ukrainas përmes një deklarate për media.

“Në të njëjtën kohë, autoritetet pushtuese kanë lëshuar urdhër për t’u përgatitur për evakuimin e të punëtorëve të të ashtuquajturave institucione bankare dhe të punëtorëve shëndetësorë rusë dhe të mësuesve”, u tha në deklaratë.

Zyrtarët e instaluar nga Rusia po tentojnë të evakuojnë deri në 60.000 persona nga Khersoni.

Zelensky po ashtu i bëri thirrje Perëndimit që ta paralajmërojë Rusinë që të mos e sulmojë digën në hidrocentralin Nova Kahovka në Lumin Dniepër. Ai tha se forcat ruse kanë vendosur eksplozivë brenda digës, që mban një rezervuar të madh uji, dhe sipas tij, po planifikon që ta hedhë në ajër këtë digë./REL/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA E PEDAGOGËVE/ Rama akuzon sërish kreun e Sindikatës: Ndihet krenar që ka qenë SHIK-s...
Previous article "NË FSHAT PO VDESIN PËR BUKË"/ Rama: Nuk është e vërtetë, synojmë 500 mln euro eksporte

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani Botë

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani

FUNDI I LUFTËS NË UKRAINË? Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn Botë

FUNDI I LUFTËS NË UKRAINË? Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT