Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është lakuar së fundmi edhe për paratë e hedhura për rrjetet sociale. Thënë kjo pasi çdo postim i tij në “Facebook” sponsorizohet në menyrë që të arrijë një numër më të madh ndjekësish.
Basha duket se nuk e bën vetëm kur janë çështje te rendesishme politike (të pakta në profilin e tij) por e ka bërë sot edhe në foton që ka postuar me bashkëshorten, si rrallëherë. ALPEnews.al