• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NUK NDALET AGRESIONI/ Rusia sulmon infrastrukturën e energjisë të Ukrainës
Home
Nderkombetare

NUK NDALET AGRESIONI/ Rusia sulmon infrastrukturën e energjisë të Ukrainës

8 November, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Rusia ka kryer një sulm të madh me dronë dhe raketa, duke goditur gjatë natës disa rajone të Ukrainës. Zyrtarët ukrainas thanë se caku kryesor i këtij sulmi ishin infrastruktura e energjisë dhe ndërtesat civile. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha më 8 nëntor se mbi 450 dronë dhe 45 raketa të llojeve të ndryshme u lëshuan nga Rusia, duke thënë se sulmi kishte për shënjestër jetën normale, ndërtesat e banimit dhe të energjisë si dhe infrastrukturën.

“Për çdo sulm që Moska kryen ndaj sistemit tonë të energjisë është një përpjekje për të dëmtuar njerëzit e zakonshmen para dimrit dhe duhet të ketë një përgjigje me sanksione ndaj të gjithë sektorit energjetik rus, pa përjashtim”, shkroi Zelensky në Telegram, duke bërë thirrje për rritje të presionit ndërkombëtar ndaj Kremlinit. Ndikimet rajonale përfshijnë ndërprerje emergjente të energjisë në rajonin e Poltavës, sipas një orari të përcaktuar nga Ukrenergo, me Kremençukun që raportoi një ndërprerje totale të energjisë dhe hapjen e qendrave të përkohshme publike ku ofrohet ngrohje, energji internet dhe ndihmë bazike.

Në Harkiv u pezullua shërbimi i metrosë dhe pati ndërprerje të energjisë elektrike dhe ujit, transporti elektrik u zëvendësua me autobusë, dhe u hapën qendra ku u ofrohet ngrohje banorëve. Operacionet hekurudhore raportohet se u ndërprenë në mënyrë të konsiderueshme në rajonin e Poltavës. Sa i përket dëmeve ndaj civilëve, është raportuar për një sulm rus me dronë në një ndërtesë banimi nëntë katëshe, ku janë shkatërruar dy kate dhe të paktën dy persona janë vrarë.

“Duhet një vendim evropian mbi asetet e ngrira të Rusisë, sanksione shtesë, mbështetje dhe forcim të mbrojtjes së Ukrainës”, tha Zelensky. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përshëndet presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, më 17 tetor. Kievi i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që ta furnizojnë me raketa Tomahawk – që kanë rreze të gjatë veprimi – në mënyrë që të godasë thellë brenda Rusisë, teksa Moska intensifikon sulmet ajrore ndaj qyteteve ukrainase. Por, presidenti amerikan, Donald Trump, ka sinjalizuar se nuk është i gatshëm të miratojë dërgesa të tilla.Moska ka paralajmëruar Uashingtonin kundër dërgimit të Tomahawkëve, me Vladimir Putin që e quajti këtë lëvizje një “fazë krejt të re të përshkallëzimit” në marrëdhëniet SHBA–Rusi.

Duke iu afruar vitit të katërt të luftës së përmasave të plota, Ukraina argumenton se Tomahawkët do të dobësonin përpjekjen ushtarake të Rusisë, duke goditur impiante nafte dhe energjie larg vijës së frontit. Ndërkohë, Ukraina ka kryer sulme ndaj energjisë ruse brenda thellë territorit të Rusisë, duke përdorur dronë./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MISTERI ME TRUPIN E KARBONIZUAR BRENDA MAKINËS/ Shqiptari u zhduk, ndërsa mjetin e kishte braktisur në….
Previous article DEL NGA QELIA LULZIM BERISHA/ Ja çfarë ndodhi në burgun e Durrësit

s.autor

Postime të ngjashme

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA Botë

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit Botë

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit

KËRCËNIMI NGA RUSIA/ Tusk: Polonia po përgatitet për skenarë të ndryshëm Botë

KËRCËNIMI NGA RUSIA/ Tusk: Polonia po përgatitet për skenarë të ndryshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT