• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NUK NDALEN SHOFERËT! Me shpejtësi deri në 195 km/h, policia shton kontrollet: Tetë …
Home
Breaking News

NUK NDALEN SHOFERËT! Me shpejtësi deri në 195 km/h, policia shton kontrollet: Tetë …

28 July, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia ka intensifikuar kontrollet me qëllim parandalimin e aksidenteve në rrugë. Gjatë 24 orëve të fundit, janë vënë në pranga 8 drejtues mjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Apeli për të gjithë shoferët është që të mos qarkullojnë me shpejtësi që cenojnë sigurinë e jetës në rrugë, mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, mos kryejnë parakalime të gabuara, mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim arritjen të sigurt në destinacion.

“Intensifikimi i kontrolleve nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, Njësia për Sigurinë e Autostradës Milot-Morinë, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë dhe Sektorët e Policisë Rrugore në DVP-të, duke përdorur dronë, radarë, kamera, aparate fotografike, makina të paloguara, gjatë 24 orëve të fundit, ka çuar në pranga 8 drejtues mjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi”, thotë policia.

Patenta te pezulluara

Janë pezulluar 39 leje drejtimi, nga të cilat 27 për shpejtësi mbi normat e lejuara (deri në 195 km/h në aksin Levan-Vlorë) dhe 12 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjoba   

Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 2150 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, konkretisht:

Janë ndëshkuar me masë administrative nga Policia Rrugore e Tiranës, falë edhe denoncimeve të drejtuesve të automjeteve që qëndrojnë në radhë, 291 drejtues mjetesh, për qarkullim në korsi të dedikuara për mjetet e transportit publik dhe ato të emergjencës.

310 për parakalime të gabuara, 322 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, 241 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit, 287 për shpejtësi tej normave të lejuara e sjellje agresive në rrugë etj.

Në të gjithë vendin, si rezultat i kontrolleve intensive, nisur edhe nga fakti se në shumë raste aksidentesh janë përfshirë edhe drejtues të motoçikletave, janë evidentuar dhe ndëshkuar 202 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

479 drejtues mjetesh për parkime të gabuara, duke u bërë pengesë për lëvizjen e lirë të automjeteve dhe të këmbësorëve.

Apeli

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

#MosUbejStatistike🚑

#RregullKujdesDurimDestinacion

#NeJemiAtyPerSigurineTuaj🚔

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BLINDOHET" SULMI TEK TIRANA/ Ja si pritet të rreshtohen "bardheblutë" me afrimin e yllit Ngo...
Previous article RRËFIMI/ 40-vjeçari: Sot jam në “arrest shtëpie”, si më ngritën kurth

F.autor

Postime të ngjashme

ALARM PËR BOMBË NË DURRËS/ Rrethohet pallati në lagjen nr. 4, evakuohen banorët Aktualitet

ALARM PËR BOMBË NË DURRËS/ Rrethohet pallati në lagjen nr. 4, evakuohen banorët

DOSJA “AKSHI”/ U arrestua pas 8 muajsh në arrati, Ergys Agasi mbërrin në GJKKO, pritet të njihet me masën e sigurisë Aktualitet

DOSJA “AKSHI”/ U arrestua pas 8 muajsh në arrati, Ergys Agasi mbërrin në GJKKO, pritet të njihet me masën e sigurisë

E RËNDË/ 35-vjeçari gjendet i pajetë pranë Urës së Vashës, kishte paralajmëruar me SMS bashkëshorten se… Aktualitet

E RËNDË/ 35-vjeçari gjendet i pajetë pranë Urës së Vashës, kishte paralajmëruar me SMS bashkëshorten se…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT