Pas sulmit të rëndë me breshëri plumbash ndaj shtëpisë së gazetares së njohur investigative Klodiana Lala, kanë reaguar dhe kolegët të cilët e kanë dënuar ashpër aktin e rëndë ndaj fjalës së lirë.
Erion Kristo
“Dje naten ka ndodhur nje ngjarje e rende: eshte sulmuar me arme shtepia e gazetares Klodiana Lala. Ne shtepi kane qene prinderit, femijet, te afermit e saj. Fatmiresisht nuk ka pasur lendime, por kuptohet terrori i shkaktuar.
Sot pasdite ne ora 19 do te mblidhemi te Kryeministria per te protestuar dhe per te treguar qe ne nuk e pranojme krimin.
Ftojme gjithe gazetaret, intelektualet, aktivistet, qytetaret te mblidhen, te reagojme, te shkundemi nga apatia.
Poshte krimi! Klodi jemi me ty! Nuk na trembni dot kellira!
Kush e ndien qe duhet shperndare e shperndan…”
Enkel Demi
“U është shtrënguar laku. Në ikje përherë inatin duan ta nxjerrin te gazetarët.
Me Kanun lajmësi nuk preket. Por, këta nuk njohin as ligjin e traditës, as të riun. Njohin vetëm ligjin e mafies, ligjin e të “fortit”, sepse janë fryksa. Kanë bërë kaq dëme, sa e kanë lepurin në bark. Fryksa si i pari i tyre!
Të gjithë duhet të jemi me Klodin. Sot, e kishte radhën ajo, nesër ne të tjerët.”
Mesila Doda:
“Bella mafia” godet median…
Klodi eshte nga profesionistet e rralla, me integritet e perkushtim ne profesionin e saj. Nese autoret nuk identifikohen dhe denohen, ka nevoje per reagim kolektiv ne mbeshtetje te saj dhe te profesionisteve qe nuk i sherbejne bandave.
Ervin Goci:
Nuk di si jane rrethanat, po nese eshte sulmuar shtepia nje gazetareje per shkak te detyres, jemi perballe nje situate ku rendi dhe siguria kane rene, dhe gazetaret t’i konsiderojme se punojne ne Siri. Solidaritet me gazetaren, njerezor dhe profesional, uroj qe te kete nje reagim te shpejte nga institucionet, perndryshe, kur preket gazetari, vendi eshte zhytur ne spiralen e terrorit.
Bledi Mane
SOLIDARIZIM ME KOLEGEN GAZETARE KLODIANA LALA!
🙋♂️
💪
🇦🇱
🇪🇺
/AlpeNews.al


