Liqeni i Banjës është nga të paktët liqene ku uji i kulluar dhe bimësia e hershme e pasur në florë dhe faunë të bën për vete me pamjet mahnitëse që ofron ky vend. Ndoshta ju nuk e njihni, por zona pjellore e një prej fshatrave të Gramshit është padyshim një vend ku mund të zhvilloni shumë aktivitete natyrore si: piknik, ngjitje në kodrina, fluturime me parashutë, fluturime me deltaplan (avionë uji), apo edhe me motor uji e skafe të vegjël. Për fat të mirë në “Summer 2018”, redaksia e ALPENews.al po ju sjell një foto të kapur rrjedhazi në rrjetin social “Instagram” ku një turist holandez ka shijuar të njëjtën gjë që do të shihni mëposhtë.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.



