Monika Kryemadhi është rikthyer ditën e sotme “zyrtarisht” nga pushimet. Thënë kjo pasi pergjatë muajve të verës kryetarja e LSI, u “zhduk” nga skena politike.
Paraditen e sotme, Kryemadhi në një konferencë për shtyp live në “Facebook-un” e saj duket se i rikujtonte edhe njëherë elektoratit se përse duhet rrèzuar kryeministri Rama.
Ligjërimi ndonëse i gjatë, ishte përsëri i vjetër.
Këto duket se i kanë renë në sy edhe qytetarëve të cilet i kanë shkruajtur jo pak akuza e “kunja”, të cilave Kryemadhi nuk i ka kthyer përgjigje.
/AlpeNews.al





